Femrat lëshojnë më shumë tinguj në shtrat, vjen shpjegimi

  • 02 May 2019 - 17:26
Femrat lëshojnë më shumë tinguj në shtrat, vjen shpjegimi

Shumë zhurmë për asgjë… sidomos në shtrat. Sipas një sondazhi të një sajti britanik dedikuar takimeve klandestine, shumë femra pranuan se janë “të zhurmshme” kur bëjnë dashuri.

Kjo gjë u konfirmua nga 64% e meshkujve që morën pjesë në sondazh.

Pyetësori u realizua nga IllicitEncounters.com, sajt për takime jashtëmartesore, ku u përfshinë 1000 persona, ku 71% e meshkujve thanë se ndihen më të përfshirë kur femra nxjerr tinguj gjatë raportit. 

E njëjta gjë rezultoi edhe për 62% të femrave, të cilat thanë se eksitohen më shumë kur meshkujt shprehin kënaqësi gjatë aktit.

Por studimi provoi se meshkujt dhe femrat e martuara janë më të qeta sa i takon tingujve kur bëjnë seks me burrin apo gruan, në raport me rastet kur shkojnë më partnerët ilegjitim. Ndër të tjera rezultoi se 6 femra në 10 shtiren me tingujt në shtrat. 

(Kosova Sot Online)