Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (101)

  • 07 May 2019 - 15:06
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (101)

"Randy, m'i lejo disa minuta me vëllanë tim,"i thashë, derisa zemërimi po theksohej përmes tonit tim. Ai uli kokën dhe shkoi në dhomë. Jace ngriti kokën paksa dhe qeshi. "Oh ta hajë dreqi. Jo një nga vëllezërit e mëdhenj. 'Jam i zhgënjyer në ty Jace'. Të lutem më kurse nga këto fjalime."Ai tha përsëri. Meqë ra fjala, e kam parë të dashurën tënde në ndejë. Ajo është shumë seksi, apo nuk është"? Duart e mia kishin formuar grushtet dhe i kam vendosur te lavamani. "Sa prej studentëve u ke shitur sonte? Apo ndoshta të gjithën e ke marrë për vete"? "Mbushu Danny", pëshpëriti Jace, duke e ulur kokën. Po, të mbushem. U ofrova pranë tij dhe e kam kapur për xhepin e prapmë, që bëri të ndizej. "Lëshoje", tha ai, duke bërë më të mirën që të m'i largonte duart nga qesja. I kam rrotulluar sytë, duke e ditur se Jace nuk mundet të më rezistonte, ndërsa ideja e tij se këtë do të mund ta bënte ishte aq qesharake. E kam rrëzuar me shpinë në tokë para se t'i mbyllte sytë. Po tentoja t'ia gjeja tabletat dhe qeset me to. "Ti je kaq i marrë Jace"!.

I bërtita derisa po lëvizja drejt lavamanit. Ai po ecte rrugës i droguar me xhepat plot. Ishte e qartë se ai nuk ishte vetvetja. "A mos guxo ta bësh, ta hajë dreqi", bërtiti Jace, derisa po ngrihej në këmbë, duke goditur karrigen. Me gishtërinjtë e mi e kam hapur qesen dhe tabletat i kam hedhur në lavaman. "Ti je i çmendur Danny! A e di ti se sa shumë më kanë kushtuar këto", ai po qante dhe po vinte në drejtimin tim, duke u kapur për kokë. "Red-i do të më vrasë! Ai do të më vrasë, Danny! Sepse fajet i ke ti". "Jo-ti je ai që e ka bërë këtë Jace. Mos ma hidh fajin mua". E kam mbushur një gotë me ujë dhe ia kam përplasur në fytyrë. "Zgjohu Jace! Zgjohu ta hajë dreqi" Pas grindjes, më tha. "Shko në dreq të mallkuar". "Dil prej këtu". "Është shtëpia e prindërve të mi po ashtu". Mori në thua por nuk u rrëzua. "Edhe unë mund të rri po desha". E kam kapur për dorë dhe e kam përplasur te dera, duke ia treguar oborrin. "Mund të rrish në barkë. Por, betohem në Zot…nëse edhe njëherë ma sjell atë mut në shtëpinë e prindërve tanë përsëri, do të ndikoj të arrestojnë". Më shikoi dhe e solli kokën. "Shpresoj se je kënaqur me studenten tënde. Sepse nëse unë kapem, do të kapesh edhe ti". E kam përplasur derën duke e mbyllur dhe më pas e kam përplasur edhe një enë aty.."Ta hajë dreqi", mallkova derisa kam fshirë duart për fytyrën time. Sytë e mi u hapën ta shikojnë Ashlyn-in e cila po qëndronte në hyrje të kuzhinës. Sytë e saj ishin plot me brengë dhe frikë.

"A e ke kapur vëllanë tënd me drogë"? "Ai do të na e shkatërrojë reputacionin tonë Ashlyn…". "Të shkojmë në shtrat", më sugjeroi ajo. "Ashlyn", desha t'i them, por duart ,i vendosi në buzë. "Jo, jo tani. Nuk po i mendojmë këto gjëra tani. Nuk do të brengosem për askënd dhe ti nuk do ta stresosh veten. Do t'i ndalësh dritat. Do t'i heqim rrobat. Do të futemi nën çarçaf dhe do të bësh dashuri me secilën milimetër të trupit tim, mendjes derisa të dalë dielli. Në errësirë do të përqendrohemi në diçka tjetër dhe te njëri-tjetri". (vijon) 

(Kosova Sot)