Ngjarje e vërtetë: E zënë rob në martesë (3)

  • 07 May 2019 - 15:11
Ngjarje e vërtetë: E zënë rob në martesë (3)

M'u ofrua dhe më pështyu. - Nuk do ta bësh, bërtiti, ndërsa zëri i tij po jehonte nëpër banesën në të cilën ndodheshim. - Më kurrë nuk do të jesh e mirëseardhur në shtëpinë time. Je vajza ime, por më turpëron. Nganjëherë jam në gjendje të mendoj se më mirë do të ishte sikur mos të ishe, sesa ta prisja këtë - qëndrimet e tij të dala mode thuajse kishin ardhur nga një kohë tjetër. - Unë e dashuroj - vetëm këtë e thashë. - E dashuron - më shikoi i habitur. - Mendoj se kjo dashuri nuk ka themele dhe se do ta kesh të njëjtin fat sikurse ish-gruaja e tij. Nëse nuk ishte i mirë ndaj saj, përse do të jetë edhe ndaj teje? Ti meriton një mashkull shumë më të mirë se ky - po provonte të më bindte, por unë i qëndrova besnik fjalëve të mia. Më sulmonte në mënyrë verbale, por unë as që dëshiroja ta dëgjoja, kështu që këto fjalë nuk po depërtonin ashtu sikurse që ai dëshironte. - Nëse ke thënë atë që kishte për të thënë, atëherë shko - i thashë ftohtë. I ati më shikoi me hidhërim. E uli kokën duke provuar t'i kontrollojë ndjenjat e veta. I besoja se nuk e kishte aspak lehtë, por as unë se kisha të lehtë. Nuk guxonte të më shtynte të zgjidhja midis tij dhe dashurisë time Robertit.

Unë duhej të isha e vetëdijshme se do të ishte ai që humbte. Ai kishte luajtur rolin e tij prej prindit, e unë me krahët hapur u nisa në jetë të re. Kjo ishte rruga që e kam zgjedhur unë dhe ai nuk guxonte të më vendoste kushte që ishte e pamundur të plotësoheshin. - Edhe dua. Më vjen mundim t'i lëshoj sytë - e shikoi nënën me një shikim, e më pas me pikëllim në sy më shikoi. E dija se ajo e kishte të vështirë, por para babait nuk po mund ta thoshte atë që do të duhej. Ajo gjithmonë ishte një grua e heshtur dhe e tërhequr. Madje edhe bukuria e saj ishte modeste sikurse ajo, që nuk ishte rast kur edhe unë isha në pyetje. Nuk e di prej kujt e kisha trashëguar bukurinë, por njihesha e veçantë. Kur ata shkuan, në fillim isha e zemëruar, e më pas ia plasa vajit. Çmimi i dashurisë ime ishte i madh. Pse prindërit e mi ishin aq të pamëshirë? Po më largonin nga vetja e tyre. Pse? Asgjë nuk kam bërë. Vetëm po dashuroja, ky ishte mëkati im i vetëm. E kam ditur se as në martesën time nuk do të vijë. E di se nëna do të dëshironte, por se i ati nuk ia lejonte këtë kurrë. Do të jem një nuse e pikëlluar në të bardhë. Rruga e familjarëve të mi po ndahej prej meje. E kisha tepër të vështirë për këtë, e kam ditur se edhe për ata. Pa marrë parasysh se sa akuzuese tingëllonin fjalët e tij, ai e kishte të vështirë. Po mundohej ta fshihte këtë, por… më duket se kam qarë me orë të tëra. Kur Roberti erdhi dhe e pa gjendjen time, ishte shumë i zemëruar. - Harroji ata - pothuajse më urdhëroi.

- Ti je e lirë, ata nuk mund të akuzojnë ty. Çfarë po të duhen ata. Të mjafton unë ty, sikurse edhe ti mua - tha me butësi, derisa më ngushëllonte. - Ndoshta do të ishte më mirë të mos punosh më. Unë mundem të ofroj krejt çfarë dëshiron - e përdori lëndimin tim për ta arritur qëllimin e tij, e ky ishte vetëm një nga qëllimet që i kishte realizuar më vonë. - Jo - ia bëra me kokë. Po punoja në butik dhe kjo ishte puna që e pëlqeja. Nuk paguhej mirë, por mua më pëlqente të punoj me njerëz. Ky ishte kontakti i vetëm me botën e jashtme dhe këtë nuk dëshiroja ta humbisja. Si do të ishte ta laroj unë atë nga puna? E di cila do të ishte përgjigjja e tij, kështu që edhe unë atij ia ofrova të njëjtën. - Si të duash - tha qetë. Edhe vetë isha befasuar me sjelljen e tij. Ishte mirë nga ana e tij që më kishte lejuar të punoj, edhe pse shpesh e thoshte se më dëshiron vetëm për vete. (vijon) 

(Kosova Sot)