Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (102)

  • 08 May 2019 - 15:47
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (102)

Ajo nuk e dinte sa e doja. Fjalët nuk mund ta shprehnin këtë. Prandaj, i premtova vetes se do ta përdorja gjuhën e trupit për ta manifestuar dashurinë time ndaj saj. Do ta dua në të gjitha format dhe mënyrat. Do ta dua atë në shtrat, përkundër murit, mbi komodinë. Do ta dua ngadalë, thellë, me agresivitet. Do ta dua duke qeshur, duke qenë i pikëlluar... Ajo u afrua te koleksioni im i CD-ve, duke zgjedhur një prej tyre dhe duke e vendosur në kasetofon. Kur dëgjova se çka kishte përzgjedhur, nuk munda pa reaguar. Ishte bendi ynë. "A nuk munde të gjeje diçka të mirë, a?", thashë duke qeshur me cinizëm. Trupi i saj bënte lëvizje ritmike dhe unë e shikoja se si ajo vallëzonte. Duke vallëzuar, ajo e hoqi bluzën, duke ma treguar lëkurën e saj të përkryer. U nisa që t'i fikja dritat, por ajo e tundi kokën në shenjë mohimi. "Dritat ndezur"!

"Të luajmë "fëlliqtë"?, më pyeti ajo. Unë qesha, duke e ulur kokën. "Përnjëmend? Tani?" Ajo qeshi me të madhe, duke pohuar me kokë. Unë ofshava."Meqë me të vërtetë dua vetëm të të zhvesh dhe të bëj dashuri me ty deri në pakufi". Ajo buzëqeshi me komentin tim. Duke e shqyrtuar këtë ide, sytë e saj shkëlqenin."Të luajmë 'fëlliqtë'". Loja "e fëlliqtë" ishte një lojë të cilën e kishte shpikur vetë Ashlyn.

Ajo kishte vetëm disa rregulla. Rregulli nr. 1: njëri prej personave citon diçka nga ndonjë dramë e Shakespeare-it. Rregulli nr 2: personi tjetër duhet t'ia qëllojë se nga cila dramë është citimi. Nëse lojtari i dytë ia qëllon, atëherë lojtari i parë duhet që ta heqë një rrobë nga trupi. Nëse jo, atëherë loja vazhdon. Ishim përballë njëri-tjetrit, ku trupi i saj vazhdonte me lëvizjet ritmike. Ajo e ngriti edhe bluzën e brendshme, duke vënë në pah kërthizën. "Qyqarët vdesin shumë herë para se të vdesin me të vërtetë. Trimi e shijon vdekjen vetëm një herë". Fillova të mendoja, duke kruar mjekrën."Jul Qesari". Ajo e hoqi bluzën duke vënë në pah gjinjtë e saj me reçipeta ngjyrë rozë. Për një moment u habita pas pamjes së saj. Ajo dukej si statujë antike. E, unë isha vetëm një mashkull, i mahnitur nga bukuria e saj. Nuk kisha asnjë dilemë më. Roli im i vetëm në jetë, ishte ta doja këtë femër. "Daniel", më thirri ajo me një zë të mekur, duke ma kujtuar se duhej ta bëja në citat.

"Nëse dëshiron që muzika të jetë ushqim i dashurisë, atëherë luaj". Duke vallëzuar, ajo filloi që ta ledhatonte veten në mënyrë provokative. "Nata e dymbëdhjetë", tha ajo me saktësi. Mu desh që ta hiqja bluzën time, gjë që edhe e bëra. E dëgjova derisa ofshau me ëmbëlsi, duke më shikuar. Ajo e kafshoi buzën e poshtme dhe nuk doja asgjë më tepër, pos t'i bashkonim trupat, por megjithatë u durova. "Fol me zë të ulët, nëse flet nga dashuria", citoi ajo nga vepra "Shumë zhurmë për asgjë". Kur ia dhashë përgjigjen, ajo pohoi dy herë me kokë. Ajo i zhveshi pantallonat, duke i hedhur me këmbë te grumbulli i rrobave që kishte filluar të krijohej. (vijon)

(Kosova Sot)