Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (110)

  • 16 May 2019 - 15:24
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (110)

"Jo!" bërtiti ajo, duke më mbajtur me dorë."Sot nuk është fjala për fajin e Ashlynit, sot nuk është fjala për Gabriellen. Ryan ka vdekur! Ti më premtove!", bërtiti ajo."Ti më premtove se do të përkujdeseshe për të, e tani ai është i vdekur!", dëneset e saj bënin që fjalët t'i thoshte me ndërprerje."Të gjithë me të cilët pate kontakt, ti i lëndove", tha ajo, derisa shikimin e uli përtokë. Ajo nuk mendonte me të vërtetë këtë që sapo tha, e dija se nuk e mendonte. Nëse më kishte mbetur ndonjë gjë në mendje nga varrimi i Gabby-t, atëherë ajo ishte se shpesh, më lehtë ishte të ishe i marrë, sesa i lënduar. "Me kë do të ha drekë, tani?", tha ajo me një zë pëshpëritës. E mbuloi gojën me dorë dhe vazhdoi që të qante. Vazhdoi me dënesje, derisa trupi i dridhej."Më vjen keq, Ashlyn. Nuk e mendova atë që e thashë". E përqafova dhe ia bëra me dije se nuk isha zemëruar."Ne nuk merremi me faljen e të tjerëve këtu", thashë, duke e cituar atë nga dita e parë kur ishim takuar."Meqë ne e dimë se e keqja kurrë nuk është e qëllimshme".

"Theo nuk është këtu", tha ajo, duke qarë në supin tim."Kjo është dita më e keqe në jetën time e ai nuk është këtu. Më tha se ishte kundër besimit të tij. Broçkulla, sipas meje". Ajo i fshiu lotët dhe u largua paksa nga unë."Gjëja më e keqe është se unë nuk besoj në këtë, e di? Të vish në kishë dhe të mbash zi kështu. E di që Theo nuk është me të vërtetë budist... por jam duke filluar ta kuptoj atë. Më pëlqen ky mendim", tha ajo, duke bërë me dorë kah kisha, "nuk ka kurrfarë kuptimi për mua". "Unë mund t'ju ndihmoj". U dëgjua një zë i thellë dhe ne u kthyem, për ta parë Randyn duke ardhur. Ai kishte ardhur për t'u siguruar që Daniel të mos mbetej vetëm në momentin kur kishte humbur edhe dikë tjetër në jetën e tij. Ai na u afrua ngadalë, duke mos dashur që të na pengonte."E di si është, sa e dhembshme dhe e panevojshme që mund të duket vdekja. Thjesht, dëshiron të hakmerresh ndaj botës për shkak se t'i ka marrë personat që ke dashur". Ai e uli kokën dhe u krua pas veshi."Kam studiuar budizmin për shumë vjet. Dhe, nëse jeni të interesuar, mund ta themi një lutje së bashku". Sytë e Haileyt u mbushën me lot. Supet iu lëshuan poshtë. Ishte buzë dorëzimit, përsëri."Nuk e di asnjë lutje. Kurrë nuk jam thelluar aq shumë në studime". Randy iu afrua me nguti Haileyt që të mos e linte të rrëzohej, duke ia vënë duart në supe. "Në rregull është, në rregull", tha ai, duke ia fshirë asaj lotët."Unë do të udhëheq". Unë u largova anash, duke i lënë ata dy në përpjekjet e tyre që ta gjenin rehatinë. Ai ia kapi duart asaj dhe sytë e tij të zi u ngulitën në sytë e saj të kaltër, si qielli. "Do ta themi një lutje nga Kapitulli i Përkushtimit nga Bodhicharyavatara e Shantideva-s." Hailey sikur qeshi lehtazi, me ironi. "Nuk kuptova asgjë nga ajo që thatë". "Nuk ka problem. Vetëm mbylli sytë. Unë do të të udhëheq".

Dhe, ai e bëri këtë. I shikoja dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, duke e ngushëlluar njëri-tjetrin në një moment tepër të vështirë. Ata nuk iknin nga e panjohura. Ata e mirëpritnin atë. Frymëmarrja e Hailey-t filloi të rregullohej derisa duart ishte duke ia mbajtur Randy. Fjalia që më bëri përshtypje më së shumti nga lutja që tha ai, ishte: "Shpresoj që të gjitha qeniet ta kenë një jetë të pafundme. Shpresoj që të gjitha ato të jetojnë në harmoni dhe që njëherë e mirë, të zhduket fjala "vdekje". Të gjithë filluan që të dilnin nga kisha, për të shkuar te varreza. Danieli mu afrua, duke mos u dukur si dashnori im para të tjerëve, por vetëm si një person i shqetësuar, por thellë në zemër e dija se ai ishte një dashnor i shqetësuar dhe kjo për mua kishte rëndësi të madhe. (vijon)

(Kosova Sot Online)