Histori e nxehtë erotike ,tradhëtova burrin,dashnori im i zjarrtë më......

  • 18 May 2019 - 11:53
Histori e nxehtë erotike ,tradhëtova burrin,dashnori im i zjarrtë më......

Jam një grua si gjithë të tjerat, e martuar që prej pesë vjetësh. Burrin e mora me dashuri dhe ishte dashuria ime e parë. Unë e doja shumë atë, po nuk e di nëse më ka dashur edhe ai po aq shumë. Tani nuk e besoj gjithsesi…Mendoj se po ta duash shumë dikë, nuk ke pse e tradhton, nuk ke pse ia lëndon shpirtin. Ju do të thoni se është thjesht seks dhe seksi në një çift zbehet me kalimin e kohës, por ai nuk është gjëja më e rëndësishme. Pastaj, po të duash, e bën edhe atë më interesant, gjen gjëra të reja, eksperimenton.

Në familjen time ishim edukuar në mënyrë shumë strikte përsa i përket kësaj çështjeje. Mamaja ime thoshte se gruaja duhet të jetë e virgjër kur të martohet dhe duhet ta ruajë nderin e saj për vete në radhë të parë. Kështu ishte dikur, sepse tani gjërat kanë ndryshuar. Po ç’të bësh kur burri të del ndryshe nga sa e ke imagjinuar? Mund ta merrni me mend edhe vetë sa e doja tim shoq. Në krye të dy vjetësh u bëmë edhe me fëmijë dhe vajza ishte drita e syve tanë. E donim shumë që të dy, bile më duhet të pranoj se im shoq është baba shumë i mirë. Megjithatë edhe në familje tonë filluan disa ndryshime. Në fillim seksi mes nesh kishte qenë i kënaqshëm, të paktën kështu mendoja unë, meqë ishte eksperienca ime e parë. Im shoq tregohej i kujdesshëm ndaj meje, por me kalimin e kohës ai filloi të ftohej. Nuk bënim dashuri më aq shpesh dhe me aq pasion si më parë, bile dalëngadalë duhej ta bëja gjithmonë unë hapin e parë, sepse ai nuk kujtohej…Disa herë edhe e detyroja veten time, sepse nuk doja të ftoheshim në këtë mënyrë. Sigurisht edhe lindja e vajzës kishte sjellë ndryshime në këtë drejtim. Tani, pas shumë kohësh, kur risjell në mend ato ditë, mendoj se ai ka dashur të më lërë, por nuk ka gjetur guximin e duhur. Për këtë arsye mendoi të më tradhtonte, që të isha unë ajo që do të lija. Mora vesh se në punën e tim shoqi kishte ardhur një grua e re. Ishte e martuar dhe kishte edhe ajo një vajzë, si ne. Këto m’i tregoi burri. Pastaj më tha se vajzën e kishte bërë me një burrë tjetër, jo me të shoqin, se nuk e donte të shoqin, i cili dyshonte për atësinë e fëmijës. Në atë kohë unë fillova t’i bëja pyetje vetes: cila ishte ajo grua që i hapej aq shumë tim shoqi dhe i tregonte të fshehtat e familjes së saj? Çfarë familje ishte kjo kështu? Sigurisht fillova të mendoja keq për këtë femër, sepse ju thashë se kisha marrë një edukatë krejt tjetër në familje. Por im shoq, mesa dukej, nuk mendonte ashtu. Siç duket këto tip grash atij i pëlqenin, bile i dukeshin të çliruara nga paragjykimet (ashtu siç është edhe vetë). Mbase do të kishte qenë më mirë të martohej me një të tillë, të shihte se çfarë familje “të lumtur” do të kishte!

Nga natyra jam tip skeptik bile, edhe kur zemra dyshon në një gjë, mendja më thotë të pres, derisa ta vërtetoj mirë e mirë, që të mos kem asnjë dyshim. Një ditë dëgjova tim shoq që fliste në celular me zë të ulët. Në ato kohë e kisha vënë re edhe që largohej nga shtëpia orar pa orar dhe unë fillova të bëhesha xheloze. Deri në atë kohë nuk isha bërë xheloze, sepse ai nuk më kishte dhënë shkas. Edhe sot e kësaj dite, kur xhelozia ime nxjerr krye herë pas here, i them vetes se nuk jam xheloze e sëmurë, se fund i fundit nuk është faji im.

Më vonë, shumë vonë e kuptova se ai i thoshte asaj në telefon fjalë të ëmbla si: “Shpirti, zemra. Ik tani se mos më dëgjon gruaja në telefon”. Mora vesh se ajo gruaja kishte vajtur në Itali, bashkë me të shoqin dhe vajzën, sepse kishte njerëzit e vet atje. Im shoq ato ditë ishte bërë tym. Megjithëse dyshoja, nuk doja ta pranoja me veten time…

Një ditë si rastësisht i hapa adresën e e-mailit tim shoqi. Ai i kishte shkruar asaj, të dashurës. I kishte rrëfyer jetën e tij dhe shpesh në letër përmendte fjalën :  “Shpirti”. M’u duk sikur më ra tavani mbi kokë. Ai kurrë nuk më kishte shkruar më fjalë aq të ëmbla mua. I thirra të vinte në dhomë dhe ndërsa po qaja e akuzoja se më kishte tradhtuar. Ai më thoshte se as vetë nuk e dinte se çfarë ndjente për atë grua, por më siguronte se nuk kishin shkuar bashkë. Kush i hante tani pallavrat e tij? U përpoq të më qetësonte, bile u përpoq të bënim dashuri bashkë. Sigurisht unë ndjenja si e ngrirë, sepse nuk doja as të më afrohej. Pastaj ai më tha se po të doja, mund ta lija. Aty për aty mendova ta lija vërtet, por pastaj mendova për vajzën, e cila kurrë nuk kishte për të pasur një familje ashtu siç duhej, kështu që vendosa ta falja tim shoq. I thashë me lot në sy se do ta falja, por nuk do ta harroja. Pse kishte vepruar ai ashtu me mua? Pse më kishte bërë gjënë që nuk duroja më shumë në botë? Mbase më thoshte indirekt se nuk më donte më…

Kaluan kaluar kohë që atëherë dhe unë nuk mund ta harroj atë që më bëri. Atë gruan as e njoh, as dua t’ia shoh surratin. Ajo ka ikur larg. E di që im shoq nuk ka më kontakte me të. Për fat të keq kam humbur besimin tek im shoq dhe mundohem ta kontrolloj sa herë kam mundësi. Dyshoj dhe ende nuk jam e sigurt për dashurinë e tij. Nuk është mirë ta kontrolloj kështu, por është më e fortë se unë. Të paktën kështu nuk më bën për budallaqe. Nuk e di si do të veproja nëse do ta bënte përsëri, por nuk kam ndërmend ta fal pafundësisht. Edhe unë një jetë kam. Mbase mund të gjej një njeri tjetër që të dijë të vlerësojë ndershmërinë dhe besnikërinë bashkëshortore.

(Kosova Sot Online)