Flit me fjalë të pista gjatë seksit

  • 19 May 2019 - 11:25
Flit me fjalë të pista gjatë seksit

Është shumë e thjeshtë dhe mua më ra goja duke e thënë. Komunikim më i mirë do të thotë seks më i mirë. Të jesh i aftë të shpjegosh dhe të tregosh se çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen, ndikon në cilësinë dhe kënaqësinë në dhomën e gjumit. Por, nëse biseda dhe komunikimi janë një element i ri për ty, ndiq këshillat e Tabu Blog.

Përfshi zhurma, ofshama dhe pasthirrma gjatë autoerotizmit

Nëse nuk bën asnjë zhurmë gjatë një raporti seksual, përdorimi i tyre, me qëllim, mund të të dhurojë kënaqësi të veçantë.  Mëso veten me idenë që mund të jesh i zhurmshëm gjatë një akti seksual. Mundohu të ekzagjerosh pak tingujt që të vijnë natyralisht, por duke u fokusuar te momenti e jo te tingulli. Mund të ja nisësh duke ekzagjeruar pak frymëmarrjen ose duke i dhene vokal asaj. Vetëm mos u sforco.

Evidento fjalët që të turpërojnë dhe përdori

Disa fjalë janë më të lehta se disa të tjera. Disa mund të kenë probleme me fjalët që tregojnë organet gjenitale, si vaginë, penis, anus. Disa të tjerë me veprimin që bëjmë me organet gjenitale, si fërko, thith, penetro. Identifiko këto fjalë dhe fillo t’i përdorësh ato ose t’i përshtasësh me fjalë më komode për ty. Gjej atë që bën për ty.

Flit për seksin dhe jashtë dhomës së gjumit

Flit për seksin dhe rreth seksit. Kjo është e rëndësishme se ndihmon në normalizimin e e seksit dhe në destigmatizimin e tij. Flit për seks me partnerin, me miqtë, me këdo që mendon që mund të flasësh.

Dëgjo muzikë gjatë seksit

Të dëgjosh muzikën tënde të preferuar gjatë aktit seksual, të ndihmon të shkosh me ndjesitë, emocionet apo të çlirosh veten. Disa herë mund të jetë e frikshme të thyesh heshtjen, ndërkohë që nëse ka pak muzikë kjo është më e thjeshtë. Bëj gati një listë të këngëve që preferon dhe që mendon që do nxehin situatën.

Fillo me baziket

 Mos prit nga vetja që të jesh një orator i shkëlqyer gjatë seksit. Fillo me fjalë bazike, si “PO” ose “JO”,  kur je duke mësuar si të komunikosh me partnerin. Këto fjalë të thjeshta janë baza për sjellje me të evolvuara. Një “PO “ e thjeshtë mund të kthehët në “ Po, ajo është fantastike”. Ndërsa një “JO” e thjeshtë mund të kthehet në një “ Jo, por mund ta provojmë”.  

Mos imito, komuniko

Filmat për adultë nga një anë mund të jenë shumë pozitivë për një shoqëri e cila ka informacione të pamjaftueshme rreth jetës seksuale. Megjithatë qëllimi ynë nuk duhet të jetë imitimi i asaj që shohim.  Aktorët në filmat për adultë,  bëjnë vetëm një gjë: aktrojnë. Prandaj mundohu mos performosh ose mos ndjekësh një skenar, por shijo atë që bën.

Flit me fjalë të pista

Fjalët e pista janë një subjekt shumë i komplikuar. Komunikimi, lodrat, masturbimi të gjitha duken më të lehta se sa përdorimi i fjalëve të pista. As në Tabu Blog nuk ka një post për diçka të tillë. Nga të ja nisim ? Nisja duke përshkruar diçka që ke menduar apo ndonjë skenë filmi për adultë që të ka pëlqyer. Merr guximin dhe thuaj partnerit se çfarë dëshiron. Përdorimi i fjalëve të pista mund të jetë shumë sexy, por mos harro që nëse nuk është metoda e preferuar nuk je i detyruar ta bësh.

Gjuha e trupit

Komunikimi verbal  nuk është mënyra e vetme se si mund të shprehesh. Gjuha e trupit është një mënyrë shumë e mirë se si t’i shprehim ndjenjat partnerit. Ndonjëherë ndonjë lëvizje e trupit, mund të jetë një udhëzues më i mirë se sa një bisedë e plotë.

Provo gjëra të reja

Provo teknika, lodra dhe aktivitete të reja. Këto aktivitete kanë nëvojë për komunikim para, gjatë dhe mbrapa aktit seksual. Nëse ti dhe partneri yt po eksploroni diçka të re, hulumtoni dhe mblidhni informacione. Fillo duke parë ndojë film erotik, një film për adultë ose duke ja nisur nga një lodër e re.

(Kosova Sot Online)