Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (6)

  • 19 May 2019 - 13:25
Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (6)

Kisha edhe një javë të pushimit vjetor, kur dyshimet e mia i kam vërtetuar me një test - jam shtatzënë. Pa kurrfarë dyshimi babai ishte Leka. Çfarë të bëj tani? Me të nuk do të martohem, edhe nëse do të lindja trinjakë, por më duhet t'ia them. A duhet t'ia them Gëzimit? Për fillim të flas me Sabinën.

Gjithmonë kuptoheshim dhe ishim përkrahje për njëra tjetrën. I thashë pa kurrfarë hezitimi: - Jam shtatzënë. - Super! Fëmijët do të jenë bashkëmoshatar, pothuajse afër - Sabina ishte e mahnitur dhe e lumtur më ka përqafuar. - Lëre atë, por unë? Edhe unë duhet të isha e lumtur - po habitesha. - Si jo? Nuk je më aq e re, he-he! A të la shtatzënë ky apo - po buzëqeshte edhe më tutje.

Sikur më shikonte mua të habitur dhe nga pak të frikësuar, u bë më serioze dhe na përkujtoi imagjinatën tonë derisa kishim qenë fëmijë. - E dashura ime, mikja ime më e mirë, po e shikoj se nuk po mahitesh. Më fal. E di se si kemi folur, nëse nuk e gjejmë dashurinë e jetës, do të lindim jashtë martesës. Madje edhe nëna na kishte mbështetur në këtë por ishte parakusht që të shkollohemi dhe të jemi të pavarura për jetën tonë që janë në gjendje ta luajnë rolin e nënës beqare.

E ti je ajo, në punë është gjithçka në rregull? Çfarë po ta ndien për atë Lekën, madje edhe për këtë Gëzimin, lumturoju foshnjës tënde. - Ke të drejtë - i thashë unë dhe për të satën herë ia vërtetova ato që kishim menduar dikur, se si motra ishte gjëja më e rëndësishme në jetën time. Sa optimiste që ishte, e gjallë dhe gjithmonë kishte fjalët e duhura për mua.

Ndjenjat ishin të përziera, sepse edhe unë isha përkrahje e madhe për të kur ajo kishte luftuar për bashkëshortin e saj aktual, e lidhjen e tyre nuk e kishte përkrahur askush. Erdha në përfundim që të flemë, e të nesërmen të mendojmë me kokë të kthjellur. Duke shikuar djalin e saj, unë tashmë fillova t'i gëzohem foshnjës që mbaja në bark. Për të parën herë prejse kur e njoh Gëzimin, nuk kam shkuar pasdite në plazh. Në mbrëmje më thirri dhe më pyeti ku jam. I thashë se po i ndihmoj motrës rreth foshnjës. - Ej, Elena, a mos fëmija i motrës tënde është i sëmurë? Disi nuk je në vullnet të mirë! - Jo. Ka ndodhur diçka që nuk e kam planifikuar. Për mua nuk është keq, por nuk e di si do të reagosh ti. - Më thuaj çfarë? Je pajtuar me të dashurin tënd e me mua dëshiron të jesh sa je këtu - kërceu me fjalë dhe zhurmë derisa të tjerët po na shikonin.

Ndoshta ishte e habitshme, por më pëlqeu që tregoi atë qëndrimin e tij të fortë dhe ma bri me dije se çfarë e lëndon në lidhjen tonë. Më për mua ai nuk ishte një kalim i verës, por një mashkull i vërtetë. Dhe më vinte keq se e humbja, pasi isha shtatzënë me ish të fejuarin tim. - Jo, joooo! Kurrë me të nuk do ta vazhdoj lidhjen, jo shkaku yt, por shkaku im, mos e ki atë brengë. Nuk ju kthehem dashurive të vjetra. Kamë vërejtur lehtësimin në sytë e tij të kaltër, që përsëri u mbushën me lumturi. Si ta lëndoj dhe t'ia them të vërtetën e hidhur, nga aspekti i tij 'e hidhur', sepse unë isha e gëzuar për fëmijën tim. - Ka diçka, për ty ndoshta më e keqe se që ke mundur ta imagjinosh. Nuk di si të ta them - po belbëzoja. - Jo, mos u brengos, nuk ka më keq!

Thuaja të dashurit tënd - më përqafoi dhe më luti t'ia them. Kisha frikë nga reagimi i tij dhe iu tërhoqa nga përqafimi, dhe mora pak kohë dhe i thashë: - Jam shtatzënë, dhe do ta lind fëmijën. Për një moment ishte i mahnitur dhe kjo shihej në sytë e tij, e më pas u largua nga peshqiri ku ishim ulur. Pëshpëriti: - Sa marrë që jam. Jam gëzuar duke menduar se do të kemi fëmijë, e më pas e kuptova se nuk është imi. Ka disa ditë që kemi fjetur… por unë di diçka këtu. 

(Kosova Sot Online)