Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (114)

  • 20 May 2019 - 15:38
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (114)

Kështu, ne nuk hymë në shtëpi gjatë tërë natës. Por, me të vërtetë pati një ndejë muzikore nudo për dy persona. Shkuam në barkë për aktivitetet tona të dehura, duke mos dashur që të hynim në shtëpi, për ta parë Randyn me femrat e tij lakuriqe. "Së shpejti do të hymë në shtëpi. Ata nuk do të qëndrojnë tërë natën", thashë. "Randy kurrë nuk i lë femrat që të bujnë". Nxora qebet për ne, derisa qëndronim mbi barkë. Uiski ishte i hapur dhe, pasi Ashlyn piu e para, mendova se do të villte. Por, ajo refuzoi që të pushonte së piri. Sa herë që pinim, ajo e bënte një fytyrë të shëmtuar, por të ëmbël dhe, si e dehur, ajo gajasej tepër shumë. Më pëlqente zëri i së qeshurës së saj. E ngrita njërën vetull dhe largova shishet e alkoolit larg saj. "Je dehur". Ajo u ngrit. Me pjesën e pasme të duarve preku faqet. "Oh! Me të vërtetë?!", tha ajo duke qeshur.

"Në rregull", tha ajo duke marrë qesen e saj të letrës dhe duke kërkuar diçka në të. "I kam dy letra të cilat mund t'i hapim! Numrin njëzeteshtatë". Në një moment ajo i shikoi letrat dhe ofshau. "Ndonjëherë më duket sikur tërë jetën e kam bërë bazuar në këto letra" - tha duke e ulur zërin - "dhe, ndonjëherë më duket sikur ato janë duke më çuar rrugës së gabuar". Sytë iu drodhën. E hapi letrën dhe filloi ta lexonte atë, duke bërë gabime në shqiptim. "'E dashura Ash, nëse je duke e lexuar këtë letër në ditëlindjen tënde të njëzetenjëtë, atëherë me të vërtetë je një humbëse e madhe. Kush është ai që pret deri në ditëlindjen e njëzetenjëtë për të pirë? Nëse je duke e lexuar para kësaj moshe, atëherë provo edhe një herë, kësaj here për mua. Të dua me çmenduri. Më mungon edhe më shumë. Je duke bërë gjënë e duhur, fëmijë. Gabby.'" Ajo e ofroi letrën te gjoksi i vet dhe ofshau. Sytë i qeshën. "Më mungon së tepërmi". "Edhe ti i mungon asaj". "A mendon se ajo tani është me Ryanin?", tha ajo duke bërë më pas një pauzë. "A beson në fakt, në parajsë? Unë për vete nuk e di a besoj". E pastrova fytin dhe i vendosa bërrylat në gjunjë. "Besoj në mundësinë e diçkaje më të madhe sesa kjo botë. Dhe, besoj që të dy ata janë bashkë tani, të sigurt dhe pa vuajtje". Ajo sikur mori frymë më lirshëm. "Me gjasë janë duke kaluar kohën me Shakes". "Kjo është e qartë.

E, pse do të rrije me dikë tjetër, sesa me Shakes, në botën e të vdekurve"? Ajo buzëqeshi. Unë u ndjeva më i rëndë. Duke pirë edhe dy gota, ajo ma dha një të tretë. "Për Gabrielle Jennings dhe Ryan Turner. Shpresoj që ata dy, çdo ditë, bisedojnë me shkrimtarin William Shakespeare". Për Gabby-n dhe Ryan-in! Ashlyn mori zarfin tjetër nga Gabby. "Numër dymbëdhjetë… Bëj seks në një veturë". Kur ajo i tha këto fjalë, faqet iu skuqën dhe e kapi fytyrën me duar. "Oh, Zot. Ne tanimë kemi pasur seks në Jeep-in tënd!" Unë qesha me ironi. "Dy herë". Ajo e ngriti shikimin, me flokët e egra, të parregulluara, por perfekte. "Dua që me ty të bëj dashuri kudo, nga dy herë". E putha në ballë dhe ia lëmova flokët. Ajo ma dha letrën dhe, si zakonisht, e ngrita njërën vetull. "Dëshiron që unë ta lexoj këtë?", e pyeta. "Natyrisht". Pasi që e hapa, u zgërdhiva. "Lavire"! Ajo pohoi me kokë. "E di, e di. Çka thotë ajo?" Buzëqeshja ime u zgjerua edhe më shumë derisa ia ktheva letrën asaj. #12. Bëj seks në veturë. Lavire. -G. Ashlyn ma mori letrën nga dora dhe ua nguli sytë fjalëve. Sytë e saj u zgjeruan nga gëzimi. "Çfarë kudre". (vijon)

(Kosova Sot Online)