Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (115)

  • 21 May 2019 - 14:56
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (115)

KAPITULLI 34

Mbylle derën. Zhvishi të gjitha rrobat. Le t'i shohim sekretet e tua të pazbuluara Jemi bartur në dhomën e gjumit të Daniel-it dhe kemi rënë në gjumë në krahun e njëri tjetrit. Në mëngjes kur jam zgjuar, Daniel-i nuk ishte askund. Por unë po ndjeja dhimbje koke në ballin tim. Në jastëkun pranë meje isha mbështetur. Në një pjatë më tutje, ishte një letër dhe një tas i mbushur me lëng portokalli, një gotë ujë dhe dy tableta kundër dhimbjes. Buzëqeshja ime u shfaq në fytyrë derisa po shikoja dritën e mëngjesit derisa depërtonte në dhomën e gjumit. Mëngjesi në shtrat. Një risi e jona. I futa tabletat në gojë dhe i kam hedhur poshtë me pak lëng portokalli. Daniel-i u fut në dhomë me asgjë veshur vetëm me peshqirin në belin e tij. Mënyra se si ishte më shtyri ta shikoja e sa mirë ishte i ndërtuar trupi i tij.

Kishte pika uji që po i rridhnin, unë u skuqa dhe ia kisha ngulur sytë. Më pëlqente se si kohë pas kohe ia dilte të më skuqje në fytyrë. ai u nis në drejtimin tim. "Mirë mëngjes". Ai u afrua edhe më pranë dhe unë e kapa me duar përreth, duke e shtyrë trupin e tij të lagur më afër meje. Ai u shtri në sipër meje. Ai kishte një aromë kaq të freskët. U përkujdesa që ta ndieja këtë aromë. "Ti je ai që ma ke sjellë këtë lëng portokalli dhe tabletat", e pyeta. Ai mori një pjesë proshutë dhe ma vendosi midis buzëve të mia. "Është e preferuara jote". Ai më puthi lehtë dhe unë e shikoja me ëndje. "Më duhet t'i pastroj dhëmbët dhe të bëj një dush. Ti je kaq i pastër dhe kaq i freskët. Nuk është në rregull që po e puth këtë aromën time të ndytë të mëngjesit". "Nuk më intereson", qeshi. Me duar e kam mbuluar gojën dhe e kam larguar kokën prej tij. "Më intereson mua"! Daniel-i më kapi me duar dhe më guduliste. "Atëherë të shkojmë dhe të pastrojmë". Kapitulli 35 Dhimbja nuk është diçka që duhet ta ruash. Por të lutem, shpirt, duro edhe për një tjetër ditë. Pushimi i dimrit filloi një javë pas funeralit të Ryan-it. Unë po qëndroja te Henry shumicën e kohës, duke u përkujdesur që Rebecca dhe Hailey që gjejnë kohë për të ngrënë, të qajnë, të mbajnë zi. E kam humbur Gabby-n në gusht, por mendoj se koha më e keqe për ta humbur dikë ishte gjatë pushimeve. Kërshëndellat ishin vetëm edhe disa ditë larg, e unë nuk po e ndjeja këtë. Daniel më shkruante për çdo ditë. Duke u përkujdesur që po haja rregullisht, se po qaja, se po mbaja zi. Secila porosi përfundonte me fjalinë 'Të dua".

Kisha nevojë për të. Një natë para Kërshëndellave nuk mund të flija. U ula në dhomën e ditës me fletoren time, duke shënuar kujtimet e mija. Kam dëgjuar hapat derisa po afrohej dikush nga prapa. U ktheva ta shikoj Henry-n, që ishte me dy filxhanë. "Çaj", më pyeti. "Rebecca kishte një shije të çuditshme në kabinet, por thashë të provoj. Lëviza nga kauçi për t'i bërë pak vend atij. Ai u ul poshtë dhe më ofroi filxhanin. "Çfarë je duke bërë"? "Novela ime". "Për çfarë bëhet fjalë"? E kafshova buzën time. "Nuk jam ende e sigurt. Por të njoftoj kur ta kuptoj". Duke e mbyllur fletoren, iu drejtova. "Gabby të ka falur", i thashë. Ajo kurrë nuk të ka fajësaur". Sytë e tij shikuan të mitë. "Po ti"? "Unë", u shtanga. "Jam duke punuar në këtë drejtim". Ai më shikoi. "Ky është përparim". Më pas ishin lotët që më ranë në faqe dhe dridhjet filluan. "Sa i keq kam qenë me ty". (vijon) 

(Kosova Sot Online)