Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (8)

  • 21 May 2019 - 15:02
Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (8)

Kurrë nuk i kishte vlerësuar vitet dhe dëshirat e mia. Ajo gjithmonë e dinte se çfarë ishte më e mira për mua. Për rreth njëzet orë kemi diskutuar rreth situatës sime. I kam treguar të gjitha. Ishte habitur nga papjekuria ime dhe vendimet e marra, më ka lënduar. Gjithçka do të ishte edhe më keq, por kishte parasysh foshnjën porsa lindur si dhe të tjerët që e kanë lutur të ndalonte, sepse nuk e kishte ndërmend të ndërronte vendimin. Kur të nesërmen jam nisur për në plazh, kaq shumë më bërtiti: - A po shkon që të lëmohesh me atë tëndin, si nuk të vjen turp! Mora frymë thellë dhe shkova pa bërë komente. Dikush që do ta dëgjonte për të parën herë do të thoshte se si nuk jam normale që e toleroj, por unë dhe motra, që njihemi shkëlqyeshëm, e dinim se që nesër do të jetë më mirë, do të ndalojë me sharjet, e pas dy ditëve do të jam vajza e tij e bukur që e di se çfarë bën. Gëzimi ma ka rregulluar disponimin duke më thënë se do të jem e lumtur që kam bërë një punë kaq të rëndësishme dhe aspak të lehtë.

- Kur po flasim për nënë time më thuaj a e dinë prindërit tuaj për ne - më interesonte. - Po, si jo! Jam i afërt me ta dhe e kanë vërejtur se sa i lumtur që jam ditëve të fundit. E kam pranuar se jam i lumtur. Më vjen mirë. - E dallimi në vite? - Hmmm, e di, jemi mahitur paksa në llogari të kësaj, por ashtu, në mënyrë simpatike. Me rëndësi është që nuk je e martuar. Ua kam treguar atë foton tonë të përbashkët dhe thonë se jemi çift i lumtur. Por, lëri tani ata. Propozoj të flasim për të ardhmen - më shikonte plot me dashuri. - Propozoj që Lekës të mos i tregosh për shtatzëninë sepse unë dua të jam me ty gjithmonë, pasi që ët lindë fëmija. Dua të sillem sikur fëmija është yni. - Mendoj se tepër herët vetes po i jep obligime të mëdha. Njihemi shkurt dhe këtë vetëm në këtë plazh të bukur. Ende nuk më ke parë në përditshmëri kur vrapoj për punë, kur gatuaj. Ndoshta ashtu nuk do të pëlqej? Nuk ke njohur miqtë e mi! Disa janë më të moshuar edhe se dyzet vjet!

A mund të pajtohesh me veshjen elegante kur më duhet të vishem - e unë po shmangia shikimin e tij duke e ditur se po flas atë që ai nuk dëshironte ta dëgjonte. E vërtetoi duke bërë me kokë, ndërsa që sytë e tij u mbushën me lot. Pas disa ditëve kam shkuar në shtëpi, jo fort gjatë më pas erdhi edhe Gëzimi. Jetojmë në të njëjtin qytet. Ai është punësuar në një firmë me perspektivë. Dalim bashkë, argëtohemi, duhemi dhe sillemi sikur nuk jam shtatzënë. Gjithnjë e më shumë vjen në banesën time, në fakt është bartur te unë. Prindërve të tij dhe Lekës i themi cili është babai vetëm pasi të ketë lindur foshnja. Shoqëria e tij dhe imja ngadalë po e pranojnë lidhjen tonë. Të shohim se çfarë do të sjell koha. 

(Kosova Sot Online)