Ngjarje e vërtetë: Më vardiset kunati (2)

  • 23 May 2019 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: Më vardiset kunati (2)

Kam buzëqeshur dhe jam drejtuar drejt tij. - Dashuri e ndaluar - e pyeta. - Çfarë flet ai - më interesonte. - Nuk di për ndjenjat e mia - kjo fjali ishte dëshmitare për anën tjetër të karakterit të tij, atë anë që kurrë nuk e kishte treguar para meje. - Çfarë do të bësh tani - e kam pyetur. - Cila është ajo - po shtroja pyetje pas pyetjes. - Më mirë mos ta dish - Tha Agimi aspak në gjendje të mirë. - Mos u përziej në martesë - e këshillova. Ndoshta për ty asgjë nuk është e shenjtë, por martesa duhet të jetë - I theksova fjalët e mia. - Më mirë të shkoj - Agimi e bëri një lëvizje thuajse po shkon. - Përse nuk e kisha të qartë. Kafenë as që e kishte prekur, dreka shpejt do të jetë gati, e vjen dhe Roberti - i thashë lehtë. - Më duhet të shkoj - Agimi përsëri po nxitonte të dilte. Kam mbetur e habitur me sjelljen e tij. Natyrisht, dashuria ishte arsyetim për gjithçka. Kur dikush dashurohet, gjithçka ndryshon. Kështu ishte edhe me mua.

Krejt derisa kam takuar Robertin, me meshkujt vetëm kam lozur. Nuk interesohesha për ta, e as që kam dashur të lë përshtypje çfarë ata kishin dashur. E më pas… thuajse më ka prekur vetëtima. Roberti ka ndryshuar të gjitha. Isha e dashuruar dhe e gatshme për gjithçka. Kjo dashuri qëndronte edhe tri vite pas martesës, madje më dukej se ishte shumë më e fortë se më parë. Është e lehtë ta duash dikë që nuk e njeh, por ta duash atë që ia di shkathtësitë dhe mangësitë, nganjëherë nuk është aq e lehtë. Kisha martesë të fortë dhe stabile. Kemi planifikuar ta zgjerojmë familjen dhe kemi punuar në këtë drejtim. Shpresoja që dëshira jonë shpejt të realizohet. Kam dashur fëmijë, një djalë që i ngjason burrit tim, dhe një vajzë që më ngjason mua. Nuk kemi shpejtuar me fëmijë, dëshironim të kënaqemi me njëritjetrin, e pas nesh kishte momente të bukura të jetës tonë të përbashkët. Jam dridhur kur u fut Roberti. I kam fluturuar në përqafim. Më pëlqente ta ndieja afërsinë e zemrës së tij, zemrën se si i rrihte, e kjo ishte më e rëndësishmja. - Oh, dreka - m'u kujtua. Për fat gjithçka ishte në rregull. Roberti kishte shikuar në filxhanin e paprekur me kafe dhe më shikoi me habi. - Ke pritur dikë - në fytyrë i kaloi një zbehje. - Ishte Agimi - I thashë. Por, ka shkuar sa ia bëra kafenë, e ai u zhduk. - Përse - po i interesonte Qesha. Derisa e kam shërbyer drekën, po I flisja ato që ndodhën.

- Ai është dashuruar - Roberti nuk ishte aspak i befasuar. - Në ty - pyetja e tij më ka shokuar. Disa momente kam ngelur si e ngrirë, e më pas më plasi gazi.. - Mendoj se jam personi i fundit që ai do ta dëshironte. Unë, në njëfarë mënyrë jam simotër e vogël për të. E di se ne kuptohemi mirë. - Por po ashtu që moti njoh Agimin - Roberti me duar preku flokët. Kjo ishte shenjë e nervozizmit. Në ato momente nuk po kuptoja asgjë. - Je e sigurt se më ke thënë të gjitha - më shikonte përmes buqetës me lule. - Për hir të Zotit - isha nervozuar. - Nuk më shikon secili mashkull në mënyrën si e bën ti. Mos vallë po dyshon në mua - isha e shtangur. - Unë dhe vëllai yt - vetëm një mendim më vinte për të vjellë. - Jo - buzëqeshi Roberti. Në ty nuk dyshoj, por në qëllimet e vëllait nuk jam i sigurt. - A të ndryshojmë temë - i propozova. (vijon)

(Kosova Sot Online)