Ngjarje e vërtetë: Më vardiset kunati (4)

  • 25 May 2019 - 12:57
Ngjarje e vërtetë: Më vardiset kunati (4)

Mendimi im është se ai është i dashuruar në ty - më tha ajo që nuk ishte diçka që kisha dashur ta dëgjoja prej saj. - Çfarë - bërtita unë. E pamundur - thashë me zë të lartë. Po sjellim përfundime pa kurrfarë baze. - Unë e njoh Agimin. Ai gjithmonë ka pëlqyer gjërat e ndaluara. - Por… - ngrita dorën dhe ia mbylla gojën. - Unë jam pjesë e familjes së tij - ia përmenda atë që ajo tashmë e dinte.

- Nuk e di. Vetëm kam dhënë mendimin që nuk është doemos i saktë - po mbrohej ajo. - Edhe nuk është - i thashë fuqishëm. Çfarë është kështu me të gjithë këta njerëz përreth meje? Përse pëlqejnë t'i komplikojnë gjërat? Agimi kurrsesi nuk ka mundur të dashurohet në mua. E kam hedhur këtë teori si të pabazë, e më kujtohet si ka shkuar kur ma kishte pranuar se ishte i dashuruar.

Aty mund të kishte diçka. Ose është turpëruar nga ndjenjat e tij ndaj gruas, e cila nuk mund të jetë e tij? Në mënyrë që t'i zgjedh të gjitha fjalët, kam shkuar te Agimi ku punonte. Ishte befasuar kur më pa. Fytyra i ishte bërë serioze dhe nuk kishte treguar gëzim që më pa. Ishte i çuditshëm, e ky ishte përfundimi im i vetëm. Edhe sjelljet nuk i kishte të zakonshme. - Prej nga ti këtu - më pyeti shkurt. Nuk kishte asnjë shenjë të mirëseardhjes. - Kam kaluar këtej, dhe u ktheva pak - iu përgjigja. - A të shkojmë për kafe - e pyeta. Agimi shikoi orën.

Fytyra iu zbeh. - Mundem për gjysmë ore - më tha pas pak. Pesë minuta më pas, ishim ulur në kafenenë pranë. Ai po zihej në lëkurën e tij. Nëse nuk më shikonte në fytyrë, po shikonte duart ose ndonjë pjesë të trupit të tij. - Me ditë të tëra nuk je - ndalova heshtjen, e cila nuk ishte aspak e këndshme. - Kam punë - m'u përgjigj Agimi. Kisha përshtypjen se kjo është fjalia më e shpeshtë që e kam dëgjuar kohëve të fundit. Dëshira ime që gjithçka të vendos në sipërfaqe po shfaqej. Ai ishte i çuditshëm, e unë nuk dija si t'ia bëja pyetjen që më mundonte. - Je shumë e bukur - tha qetë. Vëllai im ka fat. Përse nuk të kam njohur i pari - fjalët e tij më shtyn të dridhem. - Unë jam krejt e thjeshtë - ia ktheva. - Ti nuk sheh atë që shohin meshkujt. Ti je ajo që secili mashkull dëshiron nga një femër. - Çfarë do të thotë kjo - e kam pyetur vrazhdë. Unë jam mashkull e ti femër - Vetëm e thashë të vërtetën - u mbrojt Agimi. - E thashë mendimin tim, e këtë mendim e kam që nga fillimi. Të kam një grua që kupton, gruan që përmbush ëndrrat. - Kush është ajo që je i dashuruar - e kam pyetur. E kam shfrytëzuar qëndrimin e tij për t'ia parashtruar pyetjen që më mundonte. - Kurrë nuk kam menduar se do ta dashuroj dikë që nuk do të m'i kthejë ndjenjat. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ta shikoj me pikëllim fatin e asaj.

- Pranë gjithë këtyre femrave… - nuk e kam përfunduar fjalinë. Që të dy e kishim të qartë se çfarë kam dashur t'i them. Nga pak u ndjeva në siklet, madje edhe brejtjen e ndërgjegjes shkaku i fatit të tij. - A e njoh unë - kureshtja ime e femrës përsëri ishte më e fortë se mendja e shëndoshë. Ai heshti. Për një kohë të gjatë më ka vështruar. Diçka në shikimin e tij ishte më ndryshe.

- A mos ka rëndësi kjo - ma ktheu. - Nuk ka - u pajtova me të, sepse ishte kjo zgjidhja e vetme që kisha. - A mundem të ndihmoj - i thashë. - Jo - m'u përgjigj shkurt. - Kam një dhuratë për ty. Do ta sjell nesër - për një moment kisha përshtypjes se ishte kthyer ai Agimi i vjetër. - Dikush këto shenjat e kujdesit mundet t'i interpretojnë ndryshe. Unë e di se ti nuk ke aspak qëllime të fshehura.

(Kosova Sot Online)