Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (119)

  • 25 May 2019 - 13:02
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (119)

Një pjesë të letrës e mbante fort në duar. "Kjo është nga Gabrielle"? U struka. Derisa po e shikoja atë ngadalë duke e hapur letrën, një ndjenjë e çuditshme e paqes kaloi përmes meje. U ndjeva sikur po mbyllja një libër, kapitullin e fundit të një tregimit të dashurisë të Bentley dhe Gabrielle që po pranonin mbylljen. Ai po qante derisa po i lexonte fjalët e saj. Natyrisht, qante ai.

Shkronjat e saj gjithmonë i bëjnë njerëzit të qajnë. "Ajo ishte e preferuara ime". Zëri i tij ishte i çarë derisa ai po vazhdonte t'i lexonte fjalët përsëri dhe përsëri. "E di". "Nganjëherë habitem pse duhet t'ia filloj përsëri, e di? Si duhet t'ia …". Ai u kollit ndërsa që dorën e tij e kishte fshirë në fytyrën e përlotur. "Si duhet t'ia bëj që të jem i lumtur përsëri"? "Ju filloni ngadalë". Daniel-i bëri një hap përpara, duke vendosur dorën e tij në krahun e Bentley-t. "I lejoni vetes të ndjeni çfarëdo dreqin të jetë ndjenja juaj. Dhe kur filloni të ndiheni të lumtur, mos u ndje fajtor për këtë".

"Fillo ngadalë", Bentley ia përsëriste vetes. Koka e tij ishte në verandë. "Uau. Ai është I pashëm dhe I mençur. Kaq më i mirë se sa Billy". Kam qeshur me komentin e Bentley-t dhe i kam dhënë një përqafim lamtumirës. "Kujdesu për veten, në rregull"? Ai më tërhoqi dhe ma puthi ballin. "Edhe ti, Ash-Ash". Duke iu kthyer Daniel-it, Bentley ia shtrëngoi dorën. "Daniel… përkujdesu për motrën time të vogël, në rregull"? Daniel-i ia mbajti dorën Bentley-t për një sekondë më gjatë dhe buzëqeshi. Më pas i vendosi duart në xhepa. "Do të kujdesem".

Ai do të kujdeset. KAPITULLI 37 Shtëpi-çfarë kuptimi ka kjo? Janë sytë e tu që më janë ngulur mua. Vetëm merr frymë. "Nënë", i thashë derisa jam kthyer dhe duke u futur në apartament. Ishte krejt i njëjti. Dhoma e ditës ende e kishte atë këndin e keq me motive lulesh rreth mureve të mëndafshta e të ngjyrosura. Televizori edhe më tutje ishte aty ku ishte dikur. Kauçi ende ishte i vendosur mbi dyshemenë me ngjyrë kafeje. Edhe më tutje ndihej ndryshimi. Daniel-i u fut prapa meje, duke e mbyllur derën. "Nuk ma merr mendja se është këtu", pëshpërita unë por nuk e di pse. Kam ngulur sytë poshtë korridorit ku dikur ishte dhoma ime dhe e Gabby-t. secila qime në trupin tim u rrëqeth. Nuk e kam ditur se do të ndihesha kaq e frikësuar dhe kaq e zemëruar vetëm se po qëndroja në apartamentin tim, por ja që isha. Dëshiroja të bërtisja, por fyti më ishte ngushtuar.

Dëshiroja të qaja, por nuk më dilnin lotët. Duke u futur në dhomën time të fjetjes, e pashë se dera ishte e mbyllur. Gishtat e mi i vendosa në rezën e derës dhe e shtyva për ta hapur. Sikurse edhe pjesa tjetër e apartamentit, gjithçka ishte e njëjtë por disi më ndryshe. E urreja këtë fakt. "Do t'i them sesa shumë telashe më ka shkaktuar", thashë, duke shikuar anën e dhomës së Gabby-t, fotografitë e "Beatles" ishin gjithkund. Ishin fotot e saj dhe të miat… ajo më ka braktisur kur kisha më së shumti nevojë për të".

(Kosova Sot Online)