Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (124)

  • 29 May 2019 - 14:56
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (124)

Shikimet e pikëllimit të pastër, të cilat i shihja, bënin që të më mbusheshin sytë me lot herë pas here.

Kur arrita te ormani im, shikova poshtë dhe pashë Danielin, i cili m'i kishte ngulur sytë. Në shikimin e tij hetohej një sasi e fajit dhe dhembjes dhe unë u përpoqa me të gjitha forcat që t'ia dhuroja një buzëqeshje. Edhe ai duhet t'i ketë dëgjuar thashethemet. Ai u nis në drejtim tim, por unë mohova me kokë. I vetmi person që mund të më ngushëllonte, nuk lejohej ta bënte një gjë të tillë. I vetmi person gishtat e të cilit doja t'i ndjeja në flokët e mia, ishte i detyruar që të rrinte në distancë. "Nuk mërzitem hiç" tha ai dhe zemra ime u nda në një milion copash të pavlefshme. I rrudha supet dhe sytë mu mbushën me lot. "Unë po", i thashë para se ta ulja shikimin. Qava dhe dënesa në ormanin tim, derisa më vinin mendime rreth vdekjes. Pse kanë vdekur Gabby dhe Ryan? Dhe, pse unë meritoja të isha gjallë? Sytë m'u mbushën me lot kur kuptova realitetin. Unë ua kisha shkatërruar njerëzve jetën. Po, po. Ia kisha shkatërruar jetën Gabby-t, pastaj Ryan-it, Henry-s dhe nënës. Dhe, isha në një rrugë të mirë që t'ia shkatërroja jetën edhe Danielit. Para se të bëhesha e vetëdijshme për një gjë të tillë, duart e dikujt m'u lidhën në bel dhe më afruan kah vetja.

 

Shikova lart dhe pash se Danieli vazhdonte që të qëndronte te dera e klasës së tij, me sytë e mbushur me lot, por megjithatë i isha falënderues që e kishte mbajtur distancën. Henry m'i fshinte lotët. "Në rregull është, Ash. Ti je mirë, ne jemi mirë". Vetëm sa fillova të qaja edhe më shumë. "Babi…" thashë me zë të ulët, pa pasur mundësi që të nxirrja fjalë tjetër nga goja ime. Fuqia e dhembjes ishte e mahnitshme. E dija se zemra mund të të dhembte, por nuk e kam ditur se dy zemra mund të gjakosin në të njëjtën kohë. Henry vazhdonte të qëndronte në përqafimin tim. Studentët kalonin, disa bile edhe shikonin, por kjo nuk më bënte përshtypje më. Merrja frymë dhe e nxirrja frymën, sikur të ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë. Merr frymë, Ashlyn. Vetëm merr frymë. Kur shkova të haja, isha e vetme në tavolinë. As që mora mundimin të haja ndonjë gjë, vetëm rrija, e vetmuar, e thyer. Avery më shikoi një copë herë, sikur të donte të ulej me mua, por më pas u drejtua te tavolina e sportistëve. E pyesja veten edhe sa kohë ai do të vazhdonte që ta mbante sekret orientimin e tij seksual. Me gjasë ishte munduar që ta bindte veten se nuk ishte gej, vetëm që të mos bënte pjesë në statistikat e tyre. Shpresoja që ai të ishte mirë. Jake qëndronte në rend për ta marrë ushqimin.

Ai sikur u nis në drejtimin tim dhe jam e sigurt se do të ulej me mua, por unë u ngrita dhe dola me nxitim. Kalova pranë Avery-t, si dhe pranë Jake-it. Por, nuk kalova kah Ryani, meqë nuk mund të kalosh kah të vdekurit. Sytë ma zunë Danielin, të cilit ia bëra me shenjë se doja që të vinte me mua. Shkova në bodrum dhe aty u ndala, duke pritur në errësirë. Sikur të më shihte ndokush me gjasë do t'i dukesha patetike, duke qëndruar ashtu, si e mjerë, afër një shporte të mbeturinave. Por, nuk mërzitesha për askënd. Ai do të vinte, e dija këtë. Nëse Daniel Daniels më do, ashtu si e dua unë atë, atëherë ai do të vijë. (vijon)

(Kosova Sot Online)