HISTORI/ “Motra më mori burrin kur isha shtatzënë ,i shihja që uleshin bashkë, por mendova se…”

  • 29 May 2019 - 15:29
HISTORI/ “Motra më mori burrin kur isha shtatzënë ,i shihja që uleshin bashkë, por mendova se…”

Ngjarja që do ju rrëfejmë më poshtë, ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Është Laura ajo e cila e ka treguar në vetë të parë historinë e saj në një emision televiziv.

Laura Martin

Ajo është tradhtuar nga motra e saj e vogël dhe bashkëshorti i saj.

Laura ishte mjaft e lumtur me martesën e saj, dhe me faktin se burri i saj shkonte aq mirë me të motrën. Por nuk i shkonte mendja se sa shumë ishin afruar ata.

Bashkëshorti ishte 36-vjeç dhe punonte si mekanik, ndërsa motra 19-vjeç. Të dy ia mbathën duke lënë të vetme Lauran shtatzënë me fëmijën e katërt.

Pasi e la burri, motra 19-vjeçare kishte shkuar të ngushëllonte të motrën. Por vetëm disa javë më vonë ajo bën publike lidhjen e saj me 36-vjeçarin në Facebook.

Laura ka treguar se kur u njoh fillimisht me 36-vjeçarin ishin dashuruar menjëherë me njëri-tjetrin dhe se brenda pak muajsh e kishin bërë lidhjen serioze. Madje, për disa kohë, kishin jetuar në një shtëpi, së bashku me motrën e saj të vogël.

“Kur mbeta shtatzënë me fëmijën e katërt motra ime ishte gjithnjë aty duke më ndihmuar për çdo gjë. I isha shumë mirënjohëse, por ndonjëherë doja të isha vetëm me tim shoq, por dukej se ai nuk e kishte aspak bezdi praninë e saj. Madje e ftoi atë të jetonte sërish me ne dhe unë fillova të ndihesha e huaj në shtëpinë time.
I shihja shpesh duke ndenjur shumë afër njëri-tjetrit të ulur në divan, apo duke shikuar diçka në telefonin e tim shoqi. Ndjehesha pak xheloze, por nuk e mendoja se mund të kishin diçka bashkë. Kur e bënë publike lidhjen në Facebook, mu shemb bota, ishte shumë për t’u përballuar”, ka rrëfyer ajo.

Image

 

(Kosova Sot Online)