Si duket një jetë seksuale perfekte

  • 02 June 2019 - 22:25
Si duket një jetë seksuale perfekte

“U njohëm dhe u bëmë shok në universitet, ramë në dashuri, u fejuam dhe u martuam në të njëzetat tona. Dikur lexuam se seksi është trefaqësh: rekreacional, prokreacional dhe relacional. I kemi eksploruar të tre këta aspekte që mbështesin njëri-tjetrin dhe shërbejnë si bazë e dashurisë sonë.

S’e kemi ndjerë kurrë nevojën për përmirësim a stimulantë. Për ne, të bësh seks dhe të bësh dashuri janë të ndërlidhura bashkë.

Tre fëmijë të mrekullueshëm, të gjithë në të njëzetat e tyre, janë rezultat i aspektit prokreacional të jetës sonë seksuale. Na kujtohet ende sa e vështirë është të bësh dashuri me synim krijimin e fëmijëve. E dimë që kemi qenë shumë fatlumë.

Duke qenë të martuar prej tridhjetë vitesh, seksi i shpeshtë në rini është zëvendësuar nga seksi cilësor. Meqë jetojmë vetëm, mund të bëjmë dashuri për orë të tëra gjatë ditës, një aspekt rekreacional ky, i paarritshëm kur fëmijët jetonin me ne.

Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë (lodhja, stresi, menopauza, mjekimet) por kjo nuk shqetëson asnjë prej nesh dhe shumë shpejt, përjetojmë sërish diçka të mrekullueshme.

Na shijon shumë të jemi lakuriq bashkë, të përkëdhelemi pasi bëjmë dashuri, të flasim, të flemë e të zgjohemi. Kështu, marrëdhënia jonë mbështet jetën tonë seksuale dhe anasjelltas. I presim me gëzim 30 vitet e ardhshme të jetëve tona. Jemi të bekuar.”

(Kosova Sot Online)