Nëse partneri juaj bën këto gjëra, atëherë ai po mendon për një tjetër

  • 04 June 2019 - 10:51
Nëse partneri juaj bën këto gjëra, atëherë ai po mendon për një tjetër

Nuk është nevoja që partneri juaj të puthë apo të shkojë më tej me dikë tjetër që ta vërtetoni se po ju tradhton. Ai mund të jetë duke iu tradhtuar emocionalisht, pra duke menduar për një tjetër. Mund të tingëllojë si një tradhti më e lehtë, por nuk është diçka aq e parëndësishme sa mund të mendoni. Në këto kohëra është më e lehtë se kurrë të krijosh një lidhje me dy njerëz njëkohësisht dhe është diçka që ndodh shpesh.

Por, si ta dalloni nëse partneri po ju tradhton emocionalisht? Ka disa shenja që mund t`ju ndihmojnë.

Nuk ju lejon më t`i prekni telefonin

Ai qëndron larg jush kur përdor telefonin ose kur ju i prekni telefonin acarohet. Rrjetet sociale e kanë bërë më të thjeshtë për të komunikuar me këdo, prandaj nëse ai nuk e largon telefonin në asnjë moment duhet të filloni të shqetësoheni.

Ka ndryshuar sjellje

Çdo ndryshim në sjelljen e partnerit ndaj jush duhet “investiguar”. Jo gjithmonë duhet përhapur panik, por nëse ndryshimet në sjellje janë të mëdha atëherë duhet të shqetësoni.

Ndan më pak gjëra me ju

Në një marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm. Nëse ai fillon të komunikojë më pak me ju, t`ju flasë më pak për problemet apo gjërat e përditshmërisë, kjo nuk është aspak diçka e mirë.

Nuk ndihesh më prioritet në jetën e tij

Nëse fillon të ndiesh se partneri yt të ka lënë pas dore, ka mundësi që ai të jetë i zënë duke menduar për dikë tjetër.

Ai nuk është më i interesuar për seks

Ai mund të ketë shumë probleme dhe seksi mund të jetë gjëja e fundit që i shkon në mendje, por nëse e ndieni shumë të largët dhe të ftohtë (nuk ju puth/ përqafon më) është koha të shqetësoheni.


(Kosova Sot Online)