Roman dashurie: Mbrojtësi (4)

  • 12 qershor 2019 - 15:36
Roman dashurie: Mbrojtësi (4)

- Tani po, po më kujtohet. Ishte e sigurt se aktrimi i saj ishte i tmerrshëm. - Më fal. Por m'u duk se po më përcillje. Kam parë një vajzë se si po shëtitje dhe përnjëherë u gjende para meje në parking. Me të vërtetë më vjen keq. - Nuk ka probleme. Megjithëse nuk e kam të qartë pse t'ia kesh frikën një vajzës që të përcjellë. - Nuk është kjo frikë, më shumë është nervozizëm. Tregim i gjatë është ky, por unë jam një njeri që has në persona që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, kështu që nga atëherë pothuajse i anashkaloj ato. - Po del se je një bukurosh? - Paj, pse a nuk jam? Po buzëqeshte edhe më tutje, duke mos ndarë shikimin nga fytyra e tij. Valdetja i ishte falënderuar dimrit, sepse sikur mos të ishte më ftohtë, skuqja e saj në fytyrë do të vërehej nga larg. - Nuk je i keq. Kaq mund të them.

- E ku je nisur nëpër këtë të ftohtë? - Kam shëtitur. - Nëpër parking? - Jo, kam shëtitur nëpër breg, por tani ia kam mësyrë stacionit të autobusëve. U bë tepër ftohtë. - A jeton diku afër? - Tri stacione më tej. - Atëherë do të më lejosh të dërgoj. Valdetja bëri një hap prapa. Këtë nuk e kishte pritur, nuk ishte e përgatitur. - Jo, jo, vetëm shko ti. Nuk është larg. - Insistoj që të dërgoj. Hajde... Bëri me dorë drejt veturës, por Valdetja nuk po lëvizte. - Tani po ke frikë prej meje? - Nuk kam frikë, nuk kam arsye. - Atëherë eja të dërgoj. Nuk kishte frikë nga ai në atë kuptim se diçka e keqe do të mund t'i ndodhte. Ai nuk mund të ishte ndonjë maniak - ata nuk mbathin këpucë të shtrenjta, pallto të shtrenjta dhe nuk janë ashtu të rregulluar dhe me aromë të këndshme. Frika e Valdetes kishte prejardhje tjetër. Ndjenjat e saj u luhatën. Ky mashkull po ndikonte te ta, po e djersite me afërsinë e tij. - Unë jam Ylberi. - Valdetja, më vjen mire. - Tani kur jemi njoftuar, do të lusja që të hyjmë në veturë, po ngihemi. Edhe ashtu ka bërë. Një "Audi" e madhe me xhama të errët. - Në cilin drejtim? Majtas apo djathtas? Ia ka bërë me gisht drejtimit. Pothuajse një mace ia kishte ngrënë gjuhën, asnjë fjalë nuk po mund ta thoshte. Kapitulli 5 Para ndërtesës e kishte pyetur për numrin e telefonit.

- Për çfarë të duhet? Përsëri qeshi me buzët e tij. - Do të dëshiroja që të shihemi. Do doja që të dërgoj në një darkë të bukur, që të pimë verë, të flasim, ta zbuloj se çfarë personi jeni ju, e cila e vetmuar shëtit pranë lumit në dimrin e ftohtë. - Nuk e di... nuk po të njoh. - Mendoj se këtë fazë e kemi kaluar. - Po, por... Po mendonte. I vetmi problem ishte kur mendonte se si një mashkull si ky po i a kërkonte numrin e saj të telefonit. Kjo ishte e dyshimtë. Gjithçka tjetër, ishte krejt mrekulli. (vijon)

(Kosova Sot Online)