Edhe 18 ditë kohë për të gjetur dashurinë e jetës, ja ç'kanë parashikuar yjet për muajin qershor

  • 14 June 2019 - 21:43
Edhe 18 ditë kohë për të gjetur dashurinë e jetës, ja ç'kanë parashikuar yjet për muajin qershor

Dashi: Pjesa e dytë e qershorit do të jetë plot surpriza. Do ta keni më të lehtë të përballeni me ndjenjat tuaja, sidomos ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha gjatë shkurtit, e cila shënoi edhe muajin më të vështirë të vitit. Tani ose keni bërë armëpushim, ose keni dikë tjetër në mendje. Mos i nënvlerësoni takimet e datave 15 dhe 16. Një histori problematike që prej vitit të shkuar do të marrë fund pikërisht tani. Një takim i ri do t’ju emocionojë pa masë, pasi për ju do të jetë një ndjesi që kishit kohë pa e provuar.

Demi: Një propozim shumë i mirë do t’ju vijë, të cilin do ta mendoni mirë para se ta gjykoni. Dashuria është protagoniste për vitin 2019. Kush nga ju është ndarë, tani ka dikë tjetër në zemër. Madje, edhe beqarët do të ndihen shumë, tani që janë të lirë. Yjet ju mbështesin shumë në fushën e ndjenjave, sidomos këta tre muajt e fundit.

Binjakët: Fusha e ndjenjave është interesante dhe do të jetë preludi i një vere të mbushur plot dashuri. Një stinë shumë intriguese dhe jo vetëm se Venusi është në shenjën tuaj, por sepse pasioni është shtuar shumë. Bëni kujdes nga tradhtitë apo nga marrëdhëniet e rrezikshme. Ndonjëherë Binjakët bien pre e provokimeve emotive, por ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe të tilla. Çiftet që kanë pasur probleme tre muajt e fundit, do të afrohen sërish.

Gaforrja: Tre muajt e ardhshëm janë shumë interesantë në fushën e ndjenjave. Takime të reja për zemrat e vetmuara. Përpiquni që energjitë tuaja t’ua kushtoni personave që e meritojnë. Keni probleme me të lindurit në shenjën e Bricjapit. Për çiftet në krizë, ky do të jetë një muaj vendimtar, pasi do t’i bëni gjërat e qarta duke shmangur konfliktet e mëtejshme.

Luani: E keni lënë pak pas dore dashurinë gjatë fundit të majit. Pas datës 10, ndjenjat do të zgjohen sërish. Kush nga ju ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet ta vazhdojë pa e vrarë shumë mendjen. Por, edhe për të joshur dikë që ju intereson, s’do të keni nevojë për shumë teknika, thjesht lini zemrën të flasë. Me kënaqësi themi se të gjithë ata që kanë kaluar një krizë dhe janë ndarë, tani janë të gatshëm të nisin histori të reja. Takimet e reja janë të favorizuara pas datës 16, një nga të dielat më të bukura të muajit.

Virgjëresha: Bëni mirë që gjatë qershorit të mos kujtoni shumë të shkuarën apo të përballeni me një “ish” që është kthyer për t’ju bezdisur. Data 17 do të karakterizohet nga debatet. Të gjithë ju jeni në kërkim të qetësisë sentimentale. Nuk është rasti të provokoni konflikte. Data 23 do të jetë më e vështira. Korriku do të jetë më i favorizuar në sferën e ndjenjave.

Peshorja: Çiftet e konsoliduara s’kanë pse të tremben, edhe pse re të zeza kalojnë në fushën e ndjenjave. Sa herë që keni probleme në punë, vini në shtëpi dhe ankoheni duke e përcjellë gjithë këtë energji negative edhe në familje. Pikërisht këtë sjellje keni edhe me partnerët. Madje është më keq nëse heshtni. Në varësi të personave që keni në krah, shpeshherë edhe do të zhgënjeheni. Bëni çmos që problemet ligjore t’i mbani në kontroll. Ky muaj do të shoqërohet nga pasiguritë. 

Akrepi: Edhe pse muaji më pasionant do të jetë korriku, qershori do të ketë plot gjëra të reja, emocione dhe takime të këndshme, sidomos të premteve. Bëni mirë që shkoni në vende që frekuentohen shumë dhe të mos rrini si eremitë në shtëpi. Nëse keni histori paralele prej kohësh, ka ardhur momenti t’i qartësoni gjërat njëherë e mirë. Do të vini me shpatulla për muri ata që duan të përfitojnë nga ju. Bëni kujdes të mos bini pre e provokimeve. Bëni kujdes të madh gjatë dhjetë ditëve të para të muajit, por sidomos në datën 7 dhe 8, ku do të flisni disa fjalë më shumë nga ç’duhet. Çiftet më fatlume që duan të martohen apo të bëhen me fëmijë, le të presin korrikun dhe gushtin.

Shigjetari: Ky muaj do të jetë shumë i tensionuar në raportet sentimentale. Por edhe nëse marrëdhënia juaj s’është në krizë, prapë do të jeni të tensionuar. Detyrimet profesionale do të jenë aq të shumta sa do t’i kushtoni familjes shumë pak kohë. Kush nga ju ka dy histori paralele, tani duhet të marrë një vendim. Zgjidhja e një problemi të hershëm vjen pas datës 25, por edhe në datën 23 disa nga ju do të ngrenë zërin. Më në fund doni të jetoni ashtu si doni. Nëse dikush po mbështetet më shumë se ç’duhet në shpatullat tuaja, thojini “mjaft” dhe pikë. Miqësitë e reja shndërrohen në marrëdhënie intriguese.

Bricjapi: Marrëdhëniet në çift shkojnë si jo më mirë dhe nuk do të përballeni me vështirësi të mëdha. Vetëm beqarët do të kenë probleme, sidomos gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 26 pasi të gjitha situatat duhet të gjykohen më së miri. Kush nga ju është ndarë, do të gjejë gjuhën e duhur me partnerin, edhe pse me vështirësi. Ju realisht keni “supe” që mbajnë gjithçka. Përpos problemeve të mëdha që ju hasni, jeni aq të fortë sa ndihmoni edhe të tjerët.

Ujori: Yjet ju mbështesin nëse kërkoni dashurinë apo doni t’i bëni përshtypje dikujt që ka ndjenja reciproke. Dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë vendimtare. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen, janë në rrugën e duhur. Ka ardhur momenti që të veproni për t’u ndier më mirë.

Peshqit: E diela e datës 16 shoqërohet nga konfliktet në çift. Nëse një nga “ishat” tuaj ju hap probleme që lidhen me të shkuarën, duhet t’i sqaroni gjërat menjëherë. Kujdes nga tradhtitë. Tri të dielat e fundit të muajit do të duhet të qëndroni në krah të dikujt që ka nevojë për ju dhe për ngushëllim. Ata që janë prindër ndihen disi të shqetësuar për problemet e fëmijëve, por me kalimin e javëve vjen edhe qetësia.

(Kosova Sot Online)