Roman dashurie: Mbrojtësi (7)

  • 15 June 2019 - 14:29
Roman dashurie: Mbrojtësi (7)

Gjeti edhe grimin që Ganja e kishte me shumicë dhe është grimosur në mënyrë diskrete. Derisa po shikohej në pasqyrë, erdhi në përfundim se vetëm flokët e gjatë i kanë munguar që të jetë një zonjë e bukur. Kështu, me një stil flokësh si djemtë, dukej si një djalosh që kishte vendosur të vishte kostumin e një zonjës. Në gjysmë në nëntë, ajo ka veshur pallton e Ganes dhe u lëshua poshtë ndërtesës. Ishte befasuar shumë kur e kishte vërejtur Ylberin në atlete dhe veshje sportive. Ishte skuqur nga turpi që ishte rregulluar e ai ishte ashtu. - Më duhet të ta them se po dukesh për mrekulli. Më vjen mirë që je rregulluar kështu për mua. - Kam menduar se po shkojmë në darkë, e nuk kam dashur të dukem si snobe. - Ke të drejtë, po shkojmë për darkë, por në një vend që nuk kërkon veshje ë posaçme. Po voziste mjaft shpejt. Qyteti dukej i përgjumur, që Valdeten nuk e kishte habitur edhe aq, ishte e hënë, ndërsa që binte dhe borë.

Po i shikonte çizmet e saj dhe deri te vetura kishte rrëshqitur. Për një afat prej dhjetë minutash janë gjetur në një pjesë të qytetit, ku nuk kishte ndërtesa shumëkatëshe. Në atë pjesë kishte vetëm shtëpi private, që ishte shenjë se aty kishte njerëz vetëm të pasur. E habitur po e kërkonte restorantin në të cilin Ylberi po e dërgonte, e kur kanë ndaluar para një derës së madhe me ngjyrë të zezë, kishte kuptuar se darka shërbehej në një ambient krejt ndryshe - në shtëpinë e Ylberit. E ka hapur portën me telekomandë dhe shpejt janë futur në garazh.

Shkallët e kanë dërguar në dhomat e shtëpisë, ndërsa që mobiliet ishin krejt unikate, e habitur se ekzistonte diçka e tillë. Ylberi e kapi për dorë dhe e ka dërguar lart. Ishte një tavolinë prej xhamit, e rregulluar për dy veta, ndërsa që shikimi i humbi në kopsht ndërsa që kishte dhe një fontanë të madhe. Në tavolinën e gjatë të vendosur për dy veta, ndërsa që në mes kishte qirinj të ndezur. - E shikon, gjithçka e kam përgatitur. - Nuk të besoj. Buzëqeshi dhe u ul në karrige. Në tavolinë ishin disa lloje të ushqimeve, e cila në mënyrë mjeshtërore ishte rregulluar. Nëse asgjë tjetër, Ylberi ishte munduar që ushqimin ta porosite nga restoranti më i mirë. Për një moment ishte humbur diku, e kur ishte kthyer në realitet, nga diku po dëgjohej një muzikë e lehtë. Dy gota të ftohta verë po ftoheshin në kovën përplot me akull. - Mirë se na erdhe, Valdete. - Mirë se ju gjeta. I kanë cakërruar gotat, ndërsa që iu hedhën ushqimit. Që të dy ishin kaq shumë të uritur. (vijon)

(Kosova Sot Online)