Roman dashurie: Mbrojtësi (8)

  • 16 qershor 2019 - 15:14
Roman dashurie: Mbrojtësi (8)

Gotën e tretë me verë e kanë hapur në dhomën e ditës. Kishin vendosur jastëk të mëdhenj përreth oxhakut dhe ishin shtrirë sipër tyre, duke shkuar zjarrin. Të ngopur dhe pak të dehur, të relaksuar kanë folur rreth jetës së tyre. - A është kjo shtëpia jote? - Po, imja. - Jeton në një shtëpi si kjo i vetëm? - Kryesisht po. Kam dy motra, që të dyja janë më të reja se unë, ato studiojnë në Greqi. Për momentin nuk janë këtu. -Shtëpinë e ke trashëguar? - Po. I ati im ishte një zotëri i vërtetë. Falë tij, i tillë jam dhe unë. - E me çfarë merresh? - Nuk dua të flas rreth përditshmërisë së mërzitshme. Të flasim për momentin e tanishëm. Ngadalë i ishte ofruar. Kishte mbyllur sytë dhe e kishte lejuar ta puthte. Ishte i butë. Buzët ia kishte prekur vetëm për një moment. Ishte kënaqur. - Valdete, vërtet më tërheq.

Pas kësaj fjale kishte ndjerë dorën e Ylberit si po rrëshqiste në shpinën e saj, e më pas kishte filluar ta puthte në krah. Ngadalë ishte larguar. - Më fal, mendoj se është tepër herët për këto. Fytyra e tij ishte skuqur. - Përse është herët? A nuk më dëshiron? - Dua, por porsa jemi takuar. - Ke pranuar të vish këtu, e tani më flet se nuk njihemi mjaftueshëm? - Nuk e kam ditur se po vijmë këtu. - Nuk je habitur. Mendoj se tani po luan, e kjo më së shumti te femrat. E ka tërhequr nga vetja dhe e ka puthur. Ka provuar ta shtynte por ai e ka tërhequr edhe më fort. Ishin rrotulluar me të, e kur ia kishte dalë t'i ngjitej sipër saj, e kishte kuptuar se situate ishte serioze. E kishte goditur me duar, dridhej që ta heqë nga vetja.

Nuk kishte sukses, sepse kështu vetëm e ndizte. - Pëlqej kështu macet e ndezura. U dëgjua shqyerja e fustanit, e më pas edhe brekët. Dhe para se të ishte e vetëdijshme çfarë e kishte gjetur, Ylberi ishte sipër saj. Kapitulli 8 Kishte mbajtur fustanin me duar në mënyrë që të mos I binin sytjenat në tokë. Kishte veshur pallton e Ganes, ndërsa që Ylberi po qëndronte i mbështetur për mur dhe po e shikonte me ngazëllim, i veshur vetëm në të brendshme. - Më fal që nuk mundem të dërgoj në shtëpi, por duke luftuar më ke lodhur. Ja ku i ke të hollat për taksi. Kishte marrë portofolin në dorë, që e kishte vendosur aty pranë te tavolina. - Nuk kam nevojë për të holla. Vetëm dua të shkoj. - Taksi vjen për dy minuta. Mund të dalësh nga kjo derë, e më pas te porta, nga këtu do të ta hap derën. E kapi dorezën e derës. - Valdete? E puthjen? (vijon)

(Kosova Sot Online)