"Lashë gruan një ditë para dasmës, por tani dua të bëhem baba"

  • 17 June 2019 - 13:04

Martesa është konsideruar gjithmonë "makthi" i burrave. Atyre u duket sikur u cënohet liria kur kanë një partnere, gjë të cilën e përjeton edhe një 37-vjeçar që la gruan një ditë para dasmës.

Ndonëse e di shumë mirë gabimin tek vetja, ai kërkon një këshillë nga ekspertja E.Jean që të bëhet baba pasi është gjëja që dëshiron më shumë për momentin.

Letra: Jam një burrë 37 vjeç, i cili i dashuron femrat por gjej gjithmonë diçka që nuk shkon në cdo vajzë që takoj. Ajo mund të jetë vajza më e bukur dhe më e arritur në botë, por arrij të gjej diçka që nuk më pëlqen. Për njërën mendoja se kishte të pasme shumë të mëdha.

Një tjetër s'më pëlqente për shkak të zhurmave që bënte kur flinte. E di që jam idiot dhe këto janë thjesht justifikime. Në fakt, unë kam frikë të heq dorë nga liria ime.

Pavarësisht se jam shumë kritik, kam patur lidhje shumë të mira. Para tre vitesh, u ktheva në një bastard që la gruan një natë para dasmës. Ajo ishte e mirë, bujare dhe inteligjente. Nuk jam krenar për veten time por mendoj se kam bërë gjënë më të mirë për të dy.

Ti do të surprizohesh kur të lexosh se për çfarë kërkoj unë këshillë: Dua të bëhem baba. Unë jam mirë financiarisht, kam shumë miq të ngushtë, kam një jetë të mirë dhe interesant dhe dua një fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër. Mendoj se do të jem baba i mirë. Kam shumë dashuri për të dhënë dhe mund t'i ofroj fëmijës shumë përfitime. Çfarë më rekomandon ti? Si ta realizoj këtë gjë.

E.Jean: Nëse mendon se liria jote vritet nga një grua me të pasme të mëdha ose një që gërhet natën, atëherë nuk e ke idenë se si është të kesh fëmijë.

Kërkoji një miku që të të lërë fëmijën për një pasdite që të kuptosh çfarë do të thotë të jesh baba. Nëse do vazhdosh ta duash këtë gjë pasi ta provosh, atëherë mund të shikosh për mundësi të tjera.

Ekziston adoptimi dhe ngjizja e fëmijës me një nën surrogate. Nuk është as ide e keqe që të dashurohesh me një femër, e cila do jetë nëna e fëmijës tënd. Jepi vetes një mundësi të tillë!

(Kosova Sot Online)