Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (1)

  • 17 June 2019 - 15:22
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (1)

Dashuria është e çuditshme. Është shpresë. Dashuria sjell guxim, fshin frikët, përmbush ditët dhe netët. Pa të bota do të ishte në errësirë, në kolaps, i cili nuk do të kishte fund. Dashuria është ilaçi më i vlerësuar për gjithçka dhe secilin. Shumë ndjenja përzihen me dashurinë, por kur përfundimisht njohim dikë vetëm atëherë e ndjejmë dallimin. Katër herë jam martuar, katër herë kam tentuar të dashuroj dhe të më dashurojnë, atë që dikur e kam konsideruar si dashuri sot e kuptoj si fazë kalimtare, si pasion kalues që më kishte mbajtur për një kohë të caktuar. Romanca dhe pasioni kanë jetë të shkurtë, e më së miri në këtë jam bindur unë vetë. Kam përfunduar shkollën time të dashurisë dhe përfundimisht mund të potencoj se kam diplomuar në temën e dashurisë, dhe atë me notat më të larta. Diana ka lindur në muajin janar, ndërsa që stina më e preferuar e saj është dimri. Nuk ka gjë në qejf më shumë se borën, për skijim, qëllimin me topa bore dhe gjithçka që ndërlidhet me borën dhe rreth saj. Për dallim prej saj, unë këtë stinë me gjithë dëshirë do ta fshija nga kalendari. Kur zgjohem dhe dal jashtë në mëngjes dhe shikoj shtresën me borë në veturë, të cilën duhet pastruar për të lëvizur tutje, më vjen që të kthehem në shtëpi, të shtrihem si një ari dhe të flejë gjithë dimrin, e të ngrihem vetëm kur të jetë shkrirë bora. Derisa në pasditen e vonë ulem përreth oxhakut dhe shikoj se si flluskat e borës pushtojnë qytetin, më kujtohet se tashmë Diana do të përfundojë me vallëzimin. Ngrihem shpejt, në trupin tim vesh shtresa të shumta me rroba, ulem në veturën e akullt dhe ngadalë voziti deri në sallën ku vallëzon Diana. Për fat, kam arritur atje para se Diana të kishte dalë nga aty. Për këtë jam i lumtur, zakonisht vonohem dhe atë pa marrë parasysh se sa herët nisem në mënyrë që një gjë e tillë të mos ndodhte.

Pas vetëm dy minutave bashkëshortja futet në veturë. Më puth. A je kënaqur me vallëzimin? - Atëherë, si ishte sot? A i ke mahnitur të gjithë me vallëzimin tënd - e pyes me kureshtje.

- Natyrisht, mendo se çfarë ka ndodhur. Trajneri i ri na ka ardhur sot si zëvendësim, më ka ofruar punë në shkollën e tij të vallëzimit. Më ka thënë se sa mirë vallëzoj, se dija dhe shkathtësia ime do t'i vinte në përdorim. Më ka thënë se mua nuk ka çfarë të më këshillojë rreth vallëzimit, pasi që jam edhe më e mirë se ai. Kam menduar shkurt, e më pas e kam pranuar propozimin e tij. Nesër do ta thërras trajnerin, do t'i them se më nuk do të shkoj në shkollën e tij të vallëzimit dhe do t'ia shpjegoj të gjitha rreth gjërave q jam marrë vesh me trajnerin e tij, i cili ka ardhur për ta zëvendësuar. Është e vërtetë, jam më e mirë se gjithë ekipi që vallëzon dhe më shumë nuk kam çfarë të përparoj. Trajneri i ri më ofron që edhe unë të shndërrohem në trajnere vallëzimi, e kjo është një e arritur më shumë. E di edhe ti se sa shumë më pëlqen vallëzimi. Dua t'i përkushtohem vallëzimit. Çfarë mendon rreth gjithë vendimit tim - më pyet derisa vozitemi për në shtëpi. - Më vjen mirë për këtë, pajtohem me vendimin tënd. Edhe unë mendoj se mund ta bësh një hap më përpara, e oferta e re është mënyrë më e mirë. Diana, gjithmonë lumturohem kur ti je e lumtur. Ajo që ty të përmbush, më bën edhe mua të lumtur. Ndoshta kjo për ty është mundësia e duhur që përfundimisht të nisesh drejt ëndrrave tuaja.

Vallëzimi është jeta juaj, pjesë jotja, pjesë e rëndësishme dhe më vjen mirë që më ke treguar këtë lajm. - Prit, nuk ke dëgjuar më të mirën. Trajneri më ka premtuar edhe punësim, madje që nesër. Do të kam dhe pagë, përfundimisht edhe unë do të bëj diçka që pëlqej. Jam shumë e lumtur - tha me gëzim. - Urime! Kur të marrësh pagën e parë do të na qerasësh me një darkë në qytet - po bëj shaka, me të vërtetë jam i lumtur për këto lajme. - Në rregull. Artan, mendoj se përfundimisht edhe neve do të na jepet e mbara, mes tjerash dimri është moment për gjëra të mira dhe ndodhi. Dimri është koha e lumturisë dhe realizimit të ëndrrave të mija - po pëlciste nga lumturia. (vijon)

(Kosova Sot Online)