Roman dashurie: Mbrojtësi (10)

  • 18 June 2019 - 15:19
Roman dashurie: Mbrojtësi (10)

- Sepse jam taksist. - Harroje që me ke parë ndonjëherë. - Me siguri se do të harroj. Por nuk e kam të qartë përse asnjë nga ju nuk e lajmëroni. - Prej nesh? - Po. Ta kam thënë se nuk je e para që po e marr nga kjo adresë. - Dhe të gjitha ishin… si unë? - Ato kanë qarë. Ti po e bën këtë. Ky është dallimi i vetëm. Po e shikonte si e hipnotizuar. Megjithëse ishte krejt i huaj, kishte nevojën të qëndronte me të derisa të harronte se Ylberi ishte një krijesë reale. - Çfarë të kanë thënë ato? - Asgjë më shumë se ti. Kishin turp. - Mua nuk më vjen turp, përse do të më vinte? Nuk kam bërë gjë të keqe unë, ai ka bërë. - Kështu edhe kam menduar. Ti je më e guximshme. E pranoi me kokë. - Nuk e di çfarë të bëj. - A mundem të të propozoj diçka? - Çfarë? - Banoj dhjetë minuta më larg. Shkojmë tek unë, do të ziej çaj, mundesh dhe të pushosh, të rregullosh mendjen. Nëse ke nevojë për një bashkëbisedues, këtu më ke. Nëse ke nevojë që të heshtësh, këtu më ke. E më vonë ndoshta do të vendosësh ta lajmërosh në polici. Valdetja u habit.

- Ti po më fton te unë? Mendon se nëse një herë ka pasur sukses të më detyrojë për seks, se edhe ti do të kesh sukses? E ngriti zërin, e trupi ishte i gatshëm për t'u mbrojtur. - Prit, gabimisht më ke kuptuar. E qartë se po tingëllon ashtu siç ti e ke kuptuar, por më shiko. Mendon se kështu vij deri te vajzat? Vërtet, kur e ka ndezur dritën për një moment ka parë një fytyrë serioze dhe të bukur të mashkullit. Rregullin e veturës së tij, ndërsa që edhe ngjyra e zërit të tij nuk ishte e maniakut. Por as Ylberi nuk dukej i tillë. - As ai nuk dukej si një dhunues femrash, por kjo ishte gabim. - Ai është i biri i zotërisë, jeton në një shtëpi si ajo dhe merren me punë të dyshimta. Atij nuk i mungon femra për shtrat, por ai mendon se është dikush dhe nuk pëlqen kur refuzohet. - Prej nga di kaq shumë për Ylberin? - Nuk ia kam ditur emrin, e të tjerat i kam kuptuar nga vajzat para teje. - Zot... sa budallaqe që jam ... Përnjëherë ia plasi vajit, thuajse te ajo po hapej një derë, e një sasi emocionesh fluturoi përjashta. - Ja, tash edhe ti po qan. Merre këtë shami. Ka prekur dorën e tij dhe ka pranuar shaminë e ofruar. - Çfarë ke vendosur? A do shkosh drejt e në shtëpi? Nuk kishte mundur të mendonte. - Jo, po vij te ti. Një ose dy dhunues, më duket njëjtë.

KAPITULLI 9

Banesa e tij ishte në aktin e gjashtë. Me mobilie unike pothuajse ishte një shtëpi e ngrohtë. Nuk kishte aty diçka shumë të shtrenjtë. Madje edhe shtrati ishte improvizuar nga një dyshek. Nëpër mure kishte shumë fotografi kuajsh. Ishte ulur në një kolltuk të ulët dhe po vëzhgonte gjithçka përreth vetes. Taksisti kishte zier çajin. /vijon/