Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (2)

  • 18 June 2019 - 15:21
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (2)

Po kënaqem duke e dëgjuar, shikuar, duke ndarë gëzimin e saj. Energjia e saj pozitive është krejt ngjitëse. Në radio, Diana po dëgjonte këngën që e pëlqente. Ia rriti zërin dhe këndonte me gjithë zë. Po i bashkohem në këngë, derisa jashtë binte borë e ne i jemi drejtuar shtëpisë sonë. Kjo do të thotë se më duhet t'i ndryshoj disa obligime, por kjo nuk më pengonte. Për Dianën asgjë nuk më vjen e vështirë. Herën e parë jam martuar kur kam mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Si gjithë të rinjtë po ashtu edhe unë isha i pushtuar nga emocionet që më kanë kapluar. Më pëlqente të shoqërohem me Emën, sidomos kur ishim vetëm, larg shikimit të tjerëve. Më përqafonte, më puthte, mbusheshim me pasion. Të dy kemi besuar se sa shumë duhemi, krejt çfarë dëshironim ishte të jemi bashkë. Kur atë natë më ka thënë se ishte shtatzënë, jam sjellë si një zotëri.

Thënë të drejtën lajmi më ka befasuar, por e kam ditur se duhet sjellë me nder. I thashë se nuk ka pse të brengoset, se nuk e braktis. Ditën tjetër gjithçka ua kam treguar prindërve dhe shfaqa dëshirën për t'u martuar. Sikurse unë, edhe ata u befasuan, por kanë përkrahur vendimin tim. Dhe kështu, i ri, i çmendur, jam futur në jetë të re. Ema ishte një vajzë e bukur, dashnore e bukur dhe shoqe e mirë, por nuk ishte për asnjë punë. E parregulluar, e paorganizuar, gjithmonë futej në disa probleme. Kur në botë e solli vajzën ra në depresion. Nuk e donte vajzën tonë. Gjithmonë ka përsëritur se si ka nevojë për veten, se nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëlliqësirën e vogël. Një qëndrim i tillë më ka befasuar. Kam shpresuar se si një sjellje e tillë do të ndryshojë, por me kalimin e kohës, Ema përkeqësohej. Vajzën e kam vendosur në duart e nënës time derisa isha në punë, sepse kisha frikë ta lija vetëm me Emën. Kisha frikë se po bën diçka që do të pendohej më pas. Pa marrë parasysh se isha në shkollën e mesme dhe planifikoja studimet, pas martesës gjithçka ka ndryshuar. Me ndihmën e babait kam gjetur punë dhe isha i gatshëm të bëj gjithçka për familjen time të vogël. Prindërit na e dhanë katin e sipërm të shtëpisë, por na ndihmonin edhe në mënyrë financiare, por e gjithë kjo nuk mjaftonte. Ema ishte një njeri i papjekur që nuk dëshironte të rritej dot. Ziheshim gjithmonë e më shpesh, e pas tri viteve kam marrë vendim që të ndahemi. Ema ishte tmerruar kur i kam thënë lajmin, por ishte pajtuar se nuk jemi për njëri-tjetrin. Pranoi që vajza të mbetet tek unë dhe në fund jemi ndarë.

Dhe kështu, derisa miqtë e mi kanë studiuar dhe argëtuar, unë po shkoja në punë, e më pas shkoja vrap në shtëpi për t'u kujdesur për vajzën time. Kishte ditë kur ngopesha me gjithçka, kur mendoja se më dëshirë do të kërceja në det dhe do të fundosesha, e më pas shikoja ata sytë e pafajshëm e të sinqertë të vajzës sime derisa më thërriste "baba", e kjo mjaftonte... e kam ditur se askush përpos meje nuk ishte fajtor për gjendjen në të cilën isha. Më kishte kapluar pasioni, rinia dhe çmenduria. Pa ndihmën e prindërve të mi, i gjithi do të isha i humbur dhe i dështuar. Isha njëzetekatër vjeç kur babai më tha nëse do të dëshiroja të studioj. Kam menduar për disa ditë dhe kam vendosur që të ndjek studimet. Prindërit ishin tepër të lumtur, po ashtu ata paguanin të gjitha. Kam studiuar, kam punuar, isha baba. Vitet po kalonin e midis gjithë obligimeve që kam pasur, nuk ia dola që të mendoj edhe për dashurinë, apo të kem një grua. Të vetmet femra në jetën time gjatë asaj kohe ishin nëna dhe vajza ime. /vijon

(Kosova Sot Online)