Të gjithë njerëzit kanë tipin e partnerit!

  • 19 June 2019 - 12:24
Të gjithë njerëzit kanë tipin e partnerit!

Probabiliteti që i dashuri juaj i ri të jetë njësoj si edhe ai i mëparshmi është i madh!

Mund të përpiqeni që të kundërshtoni këtë, mirëpo pakkush ia ka arritur.

Pasi që kanë përjetuar ndërprerje të lidhjes, njerëzit zakonisht mendojnë që tani dinë se me çfarë partneri dëshirojnë të krijojnë lidhje, theksojnë autorët e studimit.

Mirëpo, rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që partnerët e rinj shpesh kanë karakteristika të ngjashme si edhe ish-partnerët, gjë që rezulton që njerëzit të krijojnë lidhje me llojin e caktuar të njerëzve, së paku në njëfarë mase.

Hulumtuesit e Universitetit të Torontos në Kanada, në vitin 2008, kanë vëzhguar marrëdhëniet dashurore të një grupi njerëzish në Gjermani.

Çdo herë kur pjesëmarrësit kanë filluar marrëdhënie të re, janë vlerësuar karakteristikat e personalitetit të partnerëve të tyre. 

Deri në vitin 2017, 332 prej tyre kanë qenë në lidhje me dy partnerë të ndryshëm, ku të dy partnerët janë pajtuar të bëjnë testin e personalitetit.

Hulumtuesit kanë zbuluar që fjala ishte për njerëzit me karaktere shumë të ngjashme.

Mirëpo, njerëzit të cilët kanë qenë ekstrovertë apo të hapur ndaj përvojave të reja, shpesh kanë marrë guximin që të jenë bashkë me ndonjë person ndryshe nga ish-partneri.

Në njëfarë kuptimi, njerëzit zgjedhin partnerët, sjellja e të cilëve përshtatet me modelin e sjelljes së tyre – e plotësojnë njëri-tjetrin.

Njerëzit zgjedhin partnerë të cilët do t’i konfirmonin dhe forconin qëndrimet e tyre.

(Koosva Sot Online)