Roman dashurie: Mbrojtësi (12)

  • 20 June 2019 - 15:02
Roman dashurie: Mbrojtësi (12)

Ishte aq zemërgjerë sa kishte shkuar me një taksist të panjohur në banesë, ishte shtrirë në shtrat dhe kishte pritur mëngjesin aty. Dreni i qëndronte para syve, natyrisht se kishte kujtuar buzëqeshjen e tij që e kishte ngushëlluar. Ndoshta dukej vetjake dhe jofalënderuese që pa fjalë kishte shkuar nga banesa e tij, por ishte turpëruar rreth asaj se çfarë ai mashkull kishte mundur të shikonte te ai. Kishte ndjerë keqardhje, ndërsa që konsideronte veten si budallaqe pasi i kishte lejuar Ylberit të luante me të kështu. Ai kishte pasur edhe femra e tjera të ngjashme. Ishte mirë që Viti i Ri po afrohej dhe në librarinë e saj kishte shumë punë, prandaj edhe kishte filluar ta linte pas ndodhinë. Në shtëpi kishte arritur në ora gjashtë, pasi që autobusit I kishte pëlcitur goma dhe shkaku i borës kishte pritur autobusin tjetër. Dyert e hyrjes ishin të hapura. Para televizorit e kishte takuar Ganen derisa përziente kafenë. U përqafuan. Valdetja kishte menduar se Ganja nuk do të vinte para mesnatës. - Në shumicën e aeroporteve evropiane ka mjegull, fluturimet po anulohen dhe lëvizin oraret, kështu që jam kthyer më herët. Ky mot është një katastrofë. Kam menduar se çfarë do të bëjmë për Vitin e Ri? E di se ti nuk do të kesh ndonjë iniciativë, e mua po më shkohet në ndonjë restorant.

Të gjitha ato mundime rreth rregullimit të flokëve, fustaneve, pagesat e rezervimeve kanë filluar të më shkojnë në nerva. I do të ishte t'i ftoj disa mike të mijat që janë të lira për të ardhur këtu? Të gjitha do të grumbullonim pak të holla për të blerë diçka dhe për t'u organizuar. Për Valdeten ishte krejt njëjtë. Ishte shtrirë në shpinë dhe po rrinin së bashku. - Shkëlqyeshëm. Menjëherë do t'i lajmëroj. Por më duhet të pyes, a është aq i rrezikshëm ai djaloshi me të cilin ke shëtitur kaq i rrezikshëm sa më ka shqyer fustanin? Vetëm atëherë asaj i kishte rënë në mend se si nuk ishte e vëmendshme. Kishte menduar se Ganja nuk ishte kthyer më herët në shtëpi, ndërsa që fustanin e dëmtuar e kishte hedhur prapa kolltukut në dhomën e ditës. - Unë... kjo ka ndodhur krejt rastësisht... do ta dërgoj te rrobaqepësi, mund të rregullohet.

- Mos u brengos, ai fustan më nuk ka rëndësi për mua. Po ta dhuroj, dhe bëj me të çfarë të duash. Nuk është puna se është shqyer, por nuk ke nevojë të më tregosh gjithçka apo të më arsyetohesh. - Kjo ka ndodhur mbrëmë ... - Si ishte? Valdetja nuk ishte aspak e disponuar për të biseduar për këtë rreth takimit me Ylberin dhe për seksin me dhunë të cilin e kishte përjetuar, por nuk kishte dashur që motra të mendonte se i kishte ndodhur diçka e keqe. Kishte turp nga Ganja. Sikur mbrëmë të kishte qenë këtu, me siguri se do t'i kishte treguar gjithçka, por tani, me kokë të ftohtë, nuk e ka ndërmend. Vetëm kishte dashur të harronte të gjitha dhe të mos ngarkohej me një problem si ky. (vijon)

(Kosova Sot Online)