Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (4)

  • 20 June 2019 - 15:05
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (4)

Vajza e tij Merita punonte në zyrë me mua. As vetë nuk e di se si një natë kemi përfunduar në një dhomë hoteli. Kemi punuar së bashku, ishim të vetmuar edhe ajo edhe unë, kjo na ka tërhequr te njëri-tjetri. Nuk i kishte penguar se kisha vajzë, e as se isha i martuar. Më fliste se më dashuronte fort, e edhe shefi e miratonte lidhjen tonë. Edhe kështu përsëri jam martuar, edhe pse e kam ditur se Merita nuk ishte grua për mua. Të gjithë ma kanë uruar, duke më tërën se ishte mundësi e mirë, pasi që ishin të pasur. I vetmi problem ishte se ne të dy ishim krejt të kundërt, e porsa kemi filluar të jetojmë bashkë të gjitha ato dallime kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Kemi ndenjur pesë muajt të martuar e më pas ajo shkoi te prindërit. Ka kërkuar shkurorëzim dhe kështu e kam përfunduar edhe një martesë të keqe, dhe jo vetëm martesën, por dhashë dhe dorëheqje nga firma. Me përvojën që kisha nuk e kisha problem të gjejë punë të re. Përsëri e kam hapur një kapitull të ri, kam menduar se më asnjë femër nuk do të shkonte dhe isha i bindur se në martesë më mungonte lumturia. Puna e re ishte sfidë për mua, prandaj kam dashur ta tregoj veten.

Kam punuar nga mëngjesi në mëngjes, ndërsa që nëna ime edhe më tutje brengosej për vajzën. Disi ishim mësuar me këtë. Kishte ditë kur për këtë nuk kisha fare ndërgjegje, por derisa bisedoja me vajzën time, e kuptoja se sa e lumtur ishte. Nëna e saj nganjëherë e vizitonte por edhe vajza tashmë ishte mësuar. Në fakt, gjyshi dhe gjyshja ishin prindërit e saj, ndërsa ne prindërit e vërtetë thuajse kërkonim diçka tjetër. Nuk ishim sa duhet të përgjegjshëm, mjaftueshëm të vetëdijshëm. Ajo nuk ishte fajtore se prindërit i kishte të humbur, që nuk e dinë të mirën dhe të keqen. Prindërit e mi kujdeseshin për të, vetëm se nuk i thërriste babë dhe nënë, por se në fakt ata ishin shumë më tepër se aq, në krahasim me neve që ishim prindërit e saj biologjikë. Prindërve ju isha falënderues gjithë jetën për këtë, më vinte keq që nuk isha si ata, që nuk di të kishte kohë dhe ditë kur ata më kritikonin mua dhe më shtronin pyetje se çfarë zemre kam, që me ditë të tëra nuk e takoj vajzën time, se unë jam në punë, por kjo shpejtë kalonte. Thënë të drejtën, dëshiroja t'u përgjigjem në këtë pyetje, por as atëherë nuk e kam ditur përgjigjen. Të gjitha mangësitë e mija dëshiroja t'i shkrija në punë, përmes obligimeve. Kur mëngjesin tjetër është zgjuar dhe më tutje ishte e pikëlluar. Kam tentuar ta bind se gjithçka ndodh me një arsye se atë e pret ndoshta edhe një punë më e mirë se ajo në shkollën e vallëzimit. Nuk u përgjigj asgjë, dhe nuk duhej, gjithçka shihej nga fytyra e saj. Disa ditë kam marrë pushim vjetor në mënyrë që t'i qëndroja pranë. Vajza ka ardhur në vizitë të befasishme dhe na ka lumturuar shumë. Rinia e saj, tregimet e saj dhe përvojat e bukura na ishin një freskim i duhur për ditët dimërore.

- Vajza ime e dashur, faleminderit që na ke vizituar. Diana është lumtur shumë, e po ashtu edhe unë. Ti ke sjellë lumturi në ditët tona të shtyra përplot me dimër dhe sëmundje - i thashë unë derisa po i rrëfehesha. Sa shumë që qeshte. - Babai, mos thuaj gjithçka. Sikur të mos na njihnin njerëzit e tjerë në qytet, ata nuk do ta dinin se jemi babë e bijë, por se jemi çift i dashuruar. Se je nëntëmbëdhjetë vite më i vjetër se unë, kjo nuk po dallohet fare. Pos kësaj, mos të dëgjoj kurrë teksa veten e konsideron si plak. Dyzet e katër vjet nuk paraqesin pleqërinë. Po ashtu, mendoj se ti dhe Diana jeni një çifti i bukur. Pos kësaj më duket se vitet më të mira po ju presin - më tha derisa më ka përqafuar. (vijon)

(Kosova Sot Online)