Hyjnë të zhveshur në shtëpinë e një të moshuare dhe nisin të bëjnë seks, vjen “surpriza” e sikletshme

  • 23 June 2019 - 08:30
Hyjnë të zhveshur në shtëpinë e një të moshuare dhe nisin të bëjnë seks, vjen “surpriza” e sikletshme

Një shok i vërtetë për një pensioniste 83-vjeçare e cila jeton e vetme dhe që u gjet në shtëpi me një burrë dhe një grua të panjohur, totalisht të zhveshur.

Çifti pasi e gjeti derën e shtëpisë hapur, hyri brenda apartamentit dhe nisën që të bënin seks përpara të moshuarës.

Historia e pazakontë vjen nga Edimburgu në Skoci dhe nuk mbaron me kaq. Pak çaste më vonë, gruaja e moshuar pa të shfaqej në banesën e saj, edhe një burrë tjetër, gjithashtu i zhveshur, i cili nisi që ti bërtiste çiftit, “Keni ngatërruar apartament, duhet të hynit tek shtëpia ngjitur”.

Pas ngatërresës së sikletshme, që të tre u larguan nga shtëpia e të moshuarës.

Episodi në fjalë ka ndodhur pak kohë më parë, por u tregua nga një anëtar i parlamentit skocez Andy Wightman.

Ai citoi burime nga policia gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, teksa fliste për nevojën e rregullave të reja, lidhur me politikat e banesave.

(Kosova Sot Online)