Roman dashurie: Mbrojtësi (15)

  • 23 June 2019 - 15:31
Roman dashurie: Mbrojtësi (15)

Së pari që Ganja e kishte pyetur Valdeten rreth mysafirit, i cili për çdo moment mund t'i binte ziles ishte nëse ai ishte ai djali që ia ka grisur fustanin. - Nëse ke dëshirë të jetosh, mos ma përmend atë, as grisjen e as fustanin. Atë e kam mik dhe nuk ka kurrfarë lidhje me të. Ganja nuk i kishte besuar se ishte shumë e qartë kristal se Valdetja po fshihte diçka. Ia kishte vërejtur se po i skuqej fytyra. Mirëpo, kishte vendosur të mos përzihej në atë që nuk e kuptonte. Ishte mirë e befasuar kur Dreni ishte futur brenda. Me të vërtetë ai ishte një mashkull i hijshëm, me sytë më të zinj që kishte parë ndonjëherë, ndërsa që po rrezatonte me një sharm djaloshar dhe gjithmonë buzëqeshte. Ganja në fillim kishte dashur që të tërhiqej nga dhoma e ditës dhe ta linte Valdeten vetë me mysafirin, por dukja dhe sharmi i Drenit e kishte shtyrë atë që të ulej në kolltuk. Nga ana tjetër, Valdetja pak nga pak dilte nga biseda. Kishte vluar çajin për tre persona, por kishte ndier se Ganja e kishte marrë gjithë kontrollin dhe se në njëfarë mënyre Dreni po i takonte asaj. Kështu vetëm ka dëgjuar, nuk kishte biseduar, e kjo ia kishte dhënë mundësinë që ngadalë ta analizonte Drenin, nga koka deri te thembrat.

Në kolltuk po qëndronte me këmbën mbi këmbë. I pëlqente shumë kur meshkujt ulen ashtu se sa kur meshkujt nuk e dinë çfarë të bëjnë me këmbët e tyre. Buzëqeshte kohë pas kohe, ndërsa që në bazë të syve të tij ishte e bindur se kishte telashe me ta. Në dorë kishte një byzylyk prej lëkure me detaje të arta, me të cilën luante shpesh, sidomos atëherë kur i shtrohej një pyetje në të cilën nuk kishte përgjigjen e duhur. Ganja po i shtronte pyetje pa mëshirë, thuajse dëshironte të dinte të gjitha. Vetëm atëherë kur ia kishte shtruar pyetjen se si ai dhe Valdetja ishin takuar, ajo ishte dridhur dhe ngritur në këmbë. - Ganimete, po mendoj se po sillesh si inspektor policie e Dreni u kthye për një moment. Nëse edhe më tutje e ngulfat ashtu, nuk do të na vjen kurrë më. Dreni po ashtu u ngrit. - Më erdhi mirë që ju kam njohur. Ganja ia ofroi dorën. - Mos na harro, eja përsëri. - Po, do të vij Valdetja e kishte përcjellë deri te dera e hyrjes. - Më fal, motra ime di ta teprojë me kureshtjen e saj. Sidomos kur një mashkull është në pyetje.

- Kjo do të thotë se ajo mendon se jam i hijshëm? - Me sa duket po. - Motra jote ka shije. Për dallim nga ti. Valdetja u zbeh. Kishte gjetur momentin më të mirë që t'ia kujtojë atë mbrëmjen me Ylberin. Krahas gjithë kësaj, dukej se simpatia midis tij dhe Ganes ishte e dyanshme. Përsëri ishte e vetmuar. - Çfarë të bësh... Do të shihemi. - Prit, duket se përnjëherë për diçka je zemëruar? - Nuk jam. - Po. Mos vallë... e di se çfarë është kjo! Sa i marrë që jam. Kur e kam thënë se nuk ke shije, nuk kam menduar për atë idiotin, më beso. - Por? - Mendova për atë që nuk mendon se jam i hijshëm. Valdetja kishte menduar se po provonte të arsyetohej dhe të nxirrej në mënyrë të mençur. Shihej qartë në fytyrën e saj se sa shumë ishte e lënduar. /vijon/

(Kosova Sot Online)