Roman dashurie: Mbrojtësi (16)

  • 24 June 2019 - 15:30
Roman dashurie: Mbrojtësi (16)

 Nuk ka rëndësi kjo, Dreni. Shihemi. - Si do të shihemi? Ende nuk kemi shkëmbyer numrat e telefonit. E vërtetë, tani e di saktë ku jeton, e kështu përmes informatave mund ta gjej numrin tënd fiks, por gjithsesi se është më me kulturë të lus për numrin tënd të telefonit mobil. A bën? Valdetja ia ka diktuar numrin e telefonit, duke e pyetur nëse nuk do të ishte më e thjeshtë që menjëherë t'ia jepte numrin e Ganes, e jo përmes saj të arrijë tek ajo. - Tani unë vetëm mund të them, se do të shihemi, Valdete. - Në rregull. Mezi kishte pritur ta mbyllte derën. Kapitulli 13 Ganja po kërcente nëpër shtëpi. - Si ke mundur të heshtësh kur e ke njohur një djalë si ai? - Nuk e njoh për një kohë të gjatë... e nuk e kam ditur se do të pëlqente kaq shumë. - Fenomenal ishte! Çfarë muskuj që kishte! - Si ke mundur t'ia vëresh muskujt ti kur sipër kishte veshur xhemper?

- Dukej larg kjo, e unë kam sy të specializuar për këtë. Shpina e gjerë, kurrizin e drejtë, e kjo i mjaftonte. A e ke parë vetëm ngjyrën e syve të tij? Valdetes nuk i kishte pëlqyer mënyra se si fliste Ganja për Drenin. E konsideronte të sajin dhe nuk dëshironte ta humbiste shkaku i Ganes, që ajo t'ia grabite. Mu për këtë arsye, nuk ia kishte kushtuar vëmendjen motrës, por sytë ia kishte ngulitur ekranit. - Duhet ta ftosh sa më shpejt që ai të vijë këtu. - Se çfarë të bie ty në mend! Ka ai punë më të mençura se të vijë këtu e të ulet me neve. - Valdete, mos vallë po të pëlqen ty ai mashkull? - O të lutem! A ta kam thënë se jemi miq. Asgjë më shumë. Jemi pak më parë në rrugë, kështu që e kam ftuar të vijë për kafe, nuk kishte ndonjë qëllim aty. - Mirë, nëse është ashtu, atëherë ma jep bekimin që unë të mund ta kem? Valdetja kishte heshtur. - Dhe më premto se do të më ndihmosh në këtë? - Nuk është ai tipi për ty Gane. - Po, po, është. Vetëm më ndihmo ti. A do të më ndihmosh motra ime e vogël? Ganja kishte filluar që fytyrën e Valdetes ta mbulonte me puthje, ndërsa që ky gjest Valdetes po i shkonte fort në nerva. - Mirë, në rregull, do të provoj të të ndihmoj...

Kapitulli 14

Kur pas tri javësh u shfaq Dreni dhe e ka ftuar Valdeten për në kinema, Ganja po i qëndronte në rrugë. Kjo ia kishte lehtësuar ndërgjegjen motrës së vogël. Kishte pranuar ftesën për pije dhe nuk kishte pse t'i arsyetohej Ganes ose të planifikojë ta sjellë Drenin në shtëpi. Kanë shkuar në një kafeteri të vogël dhe ishin ulur. Drita ishte e vogël, muzika e lehtë, e pos tyre nuk kishte mysafir. - Gjithë kafeteria vetëm për neve. Bukur. - Ju taksistët të gjithë dini vendet më interesante në qytet? - Po mundohemi. Nganjëherë këtu në mëngjes, pas punës ndaloj për kafe. - Përse gjithmonë vozit vetëm natën? /vijon/

(Kosova Sot Online)