Roman dashurie: Mbrojtësi (18)

  • 26 June 2019 - 15:01
Roman dashurie: Mbrojtësi (18)

Valdetja kishte lakuar kokën. E vetmja gjë që kishte ditur në atë moment ishte se ajo nuk do t'i ishte e mirë as si varianti i gruas që do t'ia lindte fëmijët. Marrë parasysh se midis saj dhe Drenit gjithmonë do të qëndronte Ylberi, së bashku me atë natën kur që të dy ishin njoftuar, e kishte të qartë se mundet t'i ishte vetëm mik. I ishte kujtuar Ganja dhe premtimi i dhënë asaj. Nëse nuk kishte mundur ta bënte veten të lumtur, kishte mundur të provonte që këtë ta provonte për motrën e saj. - Çfarë mendon për motrën time? - Për Ganen? - Po. - Ajo është e bukur, e zonja. Mendoj se është e përsosur nga bukuria, se e kam parë në rrugë, se i kam fishkëllyer. Këtë mendoj. - E kështu... a po të pëlqen? - E ke motër, kështu që nuk mund të ta them hapur nëse me dëshirë do ta dërgoja në shtrat. - A të pëlqen? - Fizikisht po.

- E psikikisht? Dreni buzëqeshi dhe e ka ledhatuar në dorë, që për një moment Valdeten e kishte djersitur. Nuk e kishte idenë se prekjet e tij kaq shumë do të reagonin tek ajo. - A mos vallë ti po ma hedh mua motrën tënde? - Ti i pëlqen asaj. Mendoj se do të kishte dëshirë po të takonte sërish, e kur të kthehet nga rruga, do të mund të ktheheshe për një ëmbëlsirë dhe një gotë verë. - Përse jo?! Valdetja kishte menduar se Ganja përsëri do të kishte më shumë fat se ajo dhe ishte e qartë se Dreni po mendonte të ketë diçka më shumë me Ganen. - Tash do të ishte mirë të flasim diçka rreth teje, Valdete. Gjithmonë je e mirë që ta shmangësh bisedën rreth vetes dhe ta përqendrosh diku tjetër. Kjo nuk i kishte pëlqyer. Për veten nuk kishte diçka pozitive të fliste. Konsideronte se tregimi për të ishte i mërzitshëm. - Unë nuk jam aq interesante sa je ti, apo sa është Ganja. - Nuk do të thosha. A je qetësuar pas asaj natës? Ajo u skuq, me të vërtetë kishte pritur se ai kurrë nuk do ta pyete diçka rreth Ylberit. - Përse më pyet këtë? - Më intereson. Më duket disi se po e hesht këtë, dhe kam frikë që të mos vijë në momentin e gabuar.

- E kam harruar atë. Mes të tjerash, nuk jam dhunuar sa të bie në depresion dhe për t'u mbyllur në dhomë dhe për të bërtitur sa për të ikur në një botë tjetër. Jam normale, nuk ndihem e sulmuar, por e shfrytëzuar, or jam e vetëdijshme se aty ka edhe faj timin dhe se kjo është vërejtje për herën tjetër. - Gjysma e fajit tënd? Kjo do të thotë se nëse këtu futet pronari i kafiterisë dhe të sulmon, dhe të dhunon, as kjo nuk do të jetë dhunim, sepse ke ardhur në kafiterinë e tij, kështu që gjysmën e fajit e ke ti përsëri? - Nuk është e njëjta gjë. - Po, është. Ftesa për darkë, pijen apo kafenë femra e pranon nga shumë arsye, por nuk ekziston asnjë që mund të arsyetohet me të cilin mashkulli me dhunë e dërgon në shtrat. Dreni dukej i mllefosur pse Valdetja po e merr mbi vete gjysmën e fajit. - E çfarë do të dëshiroje ti? Që ta lajmëroj në polici? Prej nga faktet përpos fustanit të shqyer? - Edhe kjo do të mjaftonte atë natë. - Dhe që e gjithë bota të më shikonte dhe të shushurinte "Ja, kjo e dhunuara"? - Po flet marrëzira. - Nëse të vjen gërdi se isha me Ylberin dhe pse më kishte me dhunë, atëherë lirisht mund ta thuash dhe të kthehesh e të largohesh nga këtu. - Kush po thotë se më gërditësh? Për çfarë po flet? - Nëse dëshiron që edhe më tutje të shoqërohemi, do të lutja që kurrë os të ma përmendësh atë ndodhi, kuptove? - Mirë, premtoj se nuk do ta përmend. Shikimi i Valdetes humbi në largësi, e Dreni kishte marrë enën me sheqer pranë vetes. (vijon) 


(Kosova Sot Online)