Roman dashurie: Mbrojtësi (21)

  • 29 June 2019 - 14:19
Roman dashurie: Mbrojtësi (21)

KAPITULLI 16

Të nesërmen Valdetja nuk kishte punuar. Ishte e shtuna që pushonte. Mezi kishte pritur që Ganja të zgjohej dhe ta kuptojë nëse natën paraprake kishte ndodhur diçka. Kishte përgatitur kafe, ishte ulur para televizorit dhe me qëllim ia kishte lëshuar zërin, në mënyrë që ajo të zgjohej. Motra u shfaq në pizhame të shkurtë me ngjyrë të kuqe vetëm rreth mesditës. - Valdete, a po ma qet një kafe? Koka po më eksplodon, mbrëmë kam pirë shumë. - Po, po ta qes. Kur kafeja ishte gati, Valdetja i kishte dalë përballë dhe me shikime po provonte ta shtynte të fliste. - Përse më shikon aq me habi? - Po pres të më tregosh se çfarë ka ndodhur mbrëmë kur unë shkova në gjumë? - Asgjë nuk ka ndodhur. Ai djali është homo ose ka tjetrën dhe i qëndron besnik. Valdetja nuk po mund ta fshihte lumturinë në fytyrën e saj. - Si ashtu? - Bukur. Kemi ndenjur ulur deri në ora dy të mëngjesit. Kur ti ke shkuar në dhomë, kemi kaluar këtu, jemi ulur pranë njëritjetrit, kemi qeshur, pirë, tallur. E kur kam dashur ta puth, ai ma ktheu faqen, u ngrit dhe shkoi. Thuajse kam dashur ta ha, e jo ta puth. Nuk e kuptoj. Kur të flasësh me të, provo ta kuptosh si është puna. Asnjë mashkull asnjëherë nuk më ka refuzuar në atë mënyrë. Tashmë po më shkon në nerva dhe dua ta kem me çdo kusht. Valdetja më vonë po mendonte rreth asaj që kishte ndodhur midis Ganes dhe Drenit.

Kishte menduar se Ganja i pëlqente, por e kishte habitur fakti se pse nuk e kishte puthur. Pa marrë parasysh sa i ishte frikësuar lidhjes, nuk dukej si një mashkulli që abstenon. Ka mundur ta shfrytëzonte rastin, të bëjë seks dhe më pas të zhdukej. Pa marrë parasysh në arsyet e tij Valdetes dreni ende i rrinte në sy. Ylberi e kishte thirr të njëjtën mbrëmje. Pasi që numrin e tij e kishte fshirë moti, ishte habitur kur një zë mashkulli i ishte shfaqur në telefon. Atë kohë kishte ndier frikë. - Përse më thërret? - Të shoh si je. Nuk jemi dëgjuar kohë të gjatë. Duket se më ke hedhur pas një nate, nuk më je lajmëruar kurrë më. - Nuk kam dashur të të lajmërohem Ylber. - Përse? - A mos ke harruar mënyrën se si më ke shtyrë të bëj seks me ty? - Mirë, ishte pak e ashpër se sa normalisht. Tashmë ta kam thënë se ti më tërheq mua. Valdetja heshti. Duart po i dridheshin nga një turp i çuditshëm që po bisedonte me të. - Do dëshiroja të takoja përsëri.

- Nuk mundesh. - Përse? - Nuk dua. Ndërpreu lidhjen. Në atë moment hyri Ganja dhe e takoi të zbehtë. - Për hir të Zotit? Çfarë ka ndodhur? - Asgjë. Thirrje e pakëndshme. - Më thuaj, kush të thirri? - Budallai që kam menduar se nuk do ta dëgjo më. Ganja nuk pushonte. Në fund, Valdetja i kishte treguar gjithçka. - Nuk po mundem të besoj që gjithë kohën e ke fshehur. Ai budallai duhet të dënohet. Do ta thërras policinë. Jo, policia nuk i bën gjë, është i pasur. Më mirë të organizojmë dike dhe ta zhdëpin në dru dhe t'i bie në mend që të mos i maltretonte vajzat. E edhe ti si del ashtu me meshkuj të panjohur? (vijon) 

(Kosova Sot Online)