Roman dashurie: Mbrojtësi (23)

  • 01 July 2019 - 15:22
Roman dashurie: Mbrojtësi (23)

E kishte shikuar me vrazhdësi. - Nëse i them se jam me ty, do të mund të mendonte gjithçka. - E çfarë ashtu? - Paj... se bëjmë diçka pas shpine. - Nuk kam gjë me motrën tënde që ajo të mendonte se po i bëjmë diçka pas shpinës. - Kur ti ishte atë mbrëmje, i ke dhënë shpresë të rreme. - Në darkë nuk kam ardhur shkaku i saj. - Por? - Shkaku yt, Valdete. Ti je ajo me të cilën ...shoqërohem. Motra jote ka hyrë pa radhë. - Atëherë ke mundur të shkosh në shtëpi kur unë kam fjetur. - Kjo nuk do të ishte e drejtë për të, e kam menduar se ajo do të mund të më ndihmonte të kuptoj më shumë gjëra rreth teje. - Për mua? Përse nuk më pyet se çfarë të intereson? - Ti flet vetëm aq sa ia lejon vetes tënde. Je e mbyllur thuajse nuk ia vlen të nxjerrë përgjigjet nga ty. Telefoni ka cingëruar. Kësaj radhe ishte i Drenit. - Me siguri ishte ndonjë klient i vjetër. Urrej kur më thërrasin kaq vonë, por janë mësuar që të punoj natën. Pas vetëm disa momenteve u zbeh. Valdetja nuk ka dashur ta përgjonte telefonatën, porse sipas rrethanave ishte aty.

- Prej nga ti?... Ku e more numrin? Nuk mundem të besoj... më thuaj çfarë do? A e di se nuk dua ta kujtoj atë më? Nuk ka gjasa. Ishte zgjedhja jote, jo imja... përse më thërret, a nuk ke dikë tjetër? O Zot... mirë, por vetëm kësaj radhe. Nuk dua të jem panjerëzor si ti... më thuaj ku je. Vij për dhjetë minuta, vetëm ta dërgoj një klient në shtëpi. Valdetja ngriti krahët kur i tha klient. Dreni ka ndërprerë bisedën. - Të dërgoj në shtëpi. Dukej se ishte i zemëruar. Që në këndin e parë anashkaloi një veturë, e në semafor në të kuqe të pastër. - Të lutem mos vozit kështu. Kam frikë. Dreni thuajse nuk kishte dëgjuar. Vozite si i çmendur, e shkaku i akullit në rrugë, vetura disa herë kishte rrëshqitur. - Ngadalëso! Edhe më tutje nuk kishte reagim nga ana e tij... - Ndal. Menjëherë ndalo, Dren! Kjo edhe ndikoi. frenoi. Ishin rreth tri blloqe nga shtëpia e Valdetes. Dreni ishte kthyer nga ajo, i tëri i skuqur në fytyrë. - Përse më mëson si të vozis? - Pasi je idiot! Nuk mundesh mua ashtu të më vozitësh. Nëse nuk ngadalëson, atëherë unë po dal.

Do të eci më mirë, se sa të vritem. - Nuk vritesh, veç mos më bërtit në vesh. E sheh se jam për ngut. - Nëse mendon edhe më tutje të shpejtosh, më thuaj dhe do të dal menjëherë. Po e shikonte me sytë e tij të zi. Tek ai ishte zgjuar një mllef që kurrë nuk e kishte parë. - Mendoj të vozis kështu. Valdetja u ndje e lënduar. - Atëherë mirë, unë po dal. Nuk u përgjigj. Vetëm e ka shikuar derisa kishte hapur derën dhe kishte dalë në rrugë. Pas dhjetë minutave kishte ndjerë se po ngrihej dhe e dinte se kjo do t'i kushtonte me shtrirje në shtrat, e ndoshta edhe me ilaçe. Kishte marrë telefonin dhe kishte thirrur një tjetër taksi të lirë. Kur Ganja e kishte prekur ballin e saj, temperatura i kishte shkuar në 38,7 gradë. (vijon) 


(Kosova Sot Online)