Roman dashurie: Mbrojtësi (27)

  • 05 July 2019 - 14:53
Roman dashurie: Mbrojtësi (27)

Valdetja bëri me dorë. - Nuk e ka motër. Do ta njihja nga fotot. - Ndoshta shoqe? Njëherë ti ke fjetur te ai, e ka mundur të vjen dikush e ta hapësh, e të mendonte gjithçka. - Nëse ashtu e blen secilën vajzë në rrugë dhe e dërgon në banesën e tij, atëherë është i çmendur. - Kur të jeni dëgjuar me të, pyete. - Mendoj se nuk dua të dëgjohem më me të...

U pikëllua. Ganja e kishte përqafuar dhe e kishte puthur në ballë. - Lëre, mos u jep kaq shpejt. Nuk e di ai se je dashuruar në të. - Nuk jam! - Mua mos më gënje, e di se e kam vërejtur që moti këtë. Problemi është se ai nuk e di. - Edhe le ta dijë... çfarë lidhje ka kur jeton me një femër, e edhe...kurrë mua nuk do të më dëshironte..së paku jo për diçka që unë dua të kem. i ishte kujtuar ajo puthja. Sikur t'i kishte lejuar ta puthte atëherë, me siguri se gjithçka do të kishte përfunduar për një natë dhe ashtu do të përfundonte. Ishte pyetur nëse më mirë do të ishte ashtu, apo tani kur zemra po i lëngon. Kapitulli 25 Dreni kishte thirrur të nesërmen, derisa ishte në punë. Ishte tërhequr në një kënd dhe gjatë ishte menduar nëse do t'ia hapte telefonin. Ishte e lënduar, edhe pse e kishte ditur se për këtë nuk kishte të drejtë. Nuk ishte më shumë se shoqe për të. Kureshtja e saj i shtyu të lajmërohej nëse do t'i thoshte për vajzën në banesë.. - Kam menduar se do të bie në mend. - Për çfarë? - Ditëlindjen time. Mund të them se nuk të ra në mend, por nuk zemërohem. Nuk jam ndonjë fytyrë me rëndësi që ti ta kujtosh ditëlindjen time. m Pra, erdhi në përfundim, se ajo nuk i kishte treguar se e ka vizituar. Ndoshta kështu është më mirë. - Më fal, më ka dalë nga mendja. Urime ditëlindjen, shpresoj t'i pranosh urimet edhe pse jam vonuar. - Nuk ka lidhje. A ke dëshirë të dalim për një darkë të lehtë? Së paku në një mënyrë të festoj me ty. ishte menduar. Në secilin rast tjetër do të pranonte, por pas skenës që kishte parë nuk kishte forcë t'i thoshte po.

- Aiii, më vjen keq, kam disa plane për nesër. - E pasnesër? - Paj... nuk e di, do të lajmëroj. - Në jetën tënde diçka po ndodh, diçka që unë nuk e di? Valdetja kishte menduar se nuk po ndodhe asgjë e mirë, për dallim nga jeta e tij. Kishte vendosur të pajtohej. - Mund të thuhet. - Ndonjë djalë? Buzëqeshi. Sikur të mund ta shihte, por përmes telefonit reaksionet e aktrimit duken më natyrale. - E kam kuptuar. Dikush është shfaqur në jetën tënde. Shpresoj se kësaj radhe nuk i përngjan tjetrit. Nuk i kishte pëlqyer kujtimi për Ylberin. - Nëse kam gabuar njëherë, nuk do të thotë se jam ngjitës për idiotët. - Mos u zemëro, ndoshta jam pak xheloz. Valdetja për një moment u ndal, por buzëqeshja e tij i kishte ngjasuar si shaka. Atëherë kishte vendosur të nisej në sulm dhe ta bëjë në mënyrë më spontane, më natyrale. - A ka diçka të re te ti? - çfarë do të kishte?! Pos se kam blerë një taksimetër të ri, i vjetri më është prishur. E kishte gënjyer. Kishte ndjerë thuajse diçka i kishte mbetur në gjoks. - Dikush do të thoshte se bën jetë të mërzitshme, Dren, por mendoj se jetën e ke më interesant dhe nuk e ndan me të tjerët. Tash u dëgjua frymëmarrja e tij. - Po, ka mundësi të kam anët e vogla të errëta, të cilat nuk ia them askujt. Por më beso, kjo nuk është as për gjysmë në lidjhe se ke të dashur. (vijon)

(Kosova Sot Online)