A ekziston dallim ideal në moshë midis partnerëve?

  • 06 korrik 2019 - 09:08
A ekziston dallim ideal në moshë midis partnerëve?

Dallimi në vite midis partnerëve shpesh komentohet në mënyrë negative. Edhe pse në pyetje janë çështje private në të cilat askush nuk duhet të përzihet, tabutë sociale vdesin rëndë. Për këtë shumë shkencëtarë janë marrë me këtë temë.

Një studim i publikuar para ca kohësh në revistën Journal of Population Economics tregoi se dallimi “ideal” në vite midis partnerëve kur bëhet fjalë për lumturi në martesë, nuk ekziston.

Një hulumtim tregoi se burrat dhe gratë në shumicën e rasteve kanë qenë të kënaqur me partnerët më të rinj dhe të pakënaqur me partnerët më të vjetër në moshë.

“Konstatuam se burrat, të cilët janë martuar me gratë më të reja janë të pakënaqur, ndërsa ato të cilat kanë bashkëshorte më të mëdha janë më pak të kënaqur”, thekson profesoresha, një prej autoreve të studimit, Tera Mekinish.

“Gjithashtu gratë, të cilat janë të kënaqura janë ato, të cilat janë martuar për burra më të rinj, ndërsa zonjat, të cilat kanë bashkëshortë më të mëdhenj në moshë janë më pak të kënaqura”, shtoi ajo.

Pakënaqësitë zakonisht paraqiten në vitin e gjashtë dhe të dhjetë të martesës. Hulumtuesit besojnë se pakënaqësia mund të paraqitet për shkak të përgjigjeve të ndryshme të situatave financiare.

Megjithatë, bëhet fjalë për trend i cili është gjithnjë e më i përhapur dhe nuk duhet të brengosen ata të cilët janë të kënaqur me jetën me partnerin edhe krahas asaj që ekziston dallim i madh në vite.

(Kosova Sot Online)