Roman dashurie: Mbrojtësi (28)

  • 07 July 2019 - 12:34
Roman dashurie: Mbrojtësi (28)

 Nuk është i dashuri... ndoshta, potencial. - Në rregull. Kur të jesh e disponuar për drekë, qoftë edhe vitin e ardhshëm për ditëlindjen time, më lajmëro. Përshëndete Ganen. - Në rregull. - Tung. Priti që ai ta ndërpriste lidhjen, e tek më pas ofshau. Nuk e kishte të qartë pse fshihte faktin që kishte të dashur dhe që ajo jeton në banesën e saj. Midis tyre, përpos tentimeve për puthje, kurrë nuk kishte pasur asgjë që do të paralajmëronte se diçka e tillë duhej të fshihej. Nuk kishte besim te ajo - vetëm kështu mund ta shpjegonte heshtjen e Drinit. Nuk mund të përqendrohej në punë, por Meri ishte aty që ta zëvendësonte derisa kridhej në mendime. Bile i vinte keq që nuk e kishte pranuar ftesën për darkë, meqë në atë mënyrë ndoshta edhe mund të dinte më shumë.

KAPITULLI 26

Ganja ndërpreu lidhjen. Një ditë u kthye nga puna duke qarë dhe menjëherë e përqafoi motrën. Një kolege, stjuardesë, i kishte thënë ta kishte parë Erxhanin sesi puthej me një vajzë në një kafene. Kur Ganja e sulmoi duke i thënë t'ia tregonte të vërtetën, ai pranoi se ishte në lidhje paralelisht me një tjetër, derisa ishte me të. Edhe pse e kishte lutur që t'ia falte këtë dhe i kishte premtuar se do t'i jepte fund jetës së dyfishtë, nuk kishte arritur që t'ia mbushte mendjen që të pajtoheshin. Valdetja provonte ta qetësonte, e në të njëjtën kohë edhe vet ishte në një situatë të njëjtë. Edhe atë e kishte gënjyer dikush. Pas tragjedisë familjare motrat megjithatë ishin të forta ndaj sfidave, prandaj pas dhjetë ditësh nuk i përmendnin më meshkujt në të cilët ishin të dashuruar. E ruanin disi njëfarë qetësie të vete dhe bisedonin rreth asaj që së bashku të shkonin në bjeshkë, ku do të shëtisnin dhe do ta pushonin kokën nga problemet e përditshme. Por, ato plane mbetën vetëm në teori. Ganja iu kthye jetës së vjetër, shtëpia përsëri ishte plot njerëz, e meshkujt i kalonin nëpër jetë si vagonët e trenit. Një muaj pas thirrjes së fundit të Drenit, Valdetja filloi ta bindte veten që kishte gabuar pasi që kishte reaguar ashtu ndaj tërë situatës. Ai i mungonte dhe këtë ia përshkruante miqësisë, të cilën në një mënyrë të çuditshme e lidhte me atë taksist të bukur. Mendonte që ta thërriste, por sa heqë që donte ta bënte këtë, e kaplonte frika nga mundësia që ai ta refuzonte.

E, më pas, një ditë, në librari u pa Ylber. Për një moment nuk e njohu edhe pse ishte i veshur me kostum, kishte të njëjtin parfum dhe të njëjtin qëndrim i cili dikur i pëlqente. Ai qëndronte para saj. Vetëm pasi që ia pa sytë, e tmerruar kuptoi se kush ishte ai. - Përshëndetje, Valdete. Ajo nuk foli. U mërrol dhe filloi ta kërkonte Merin me sy, për t'ia lënë asaj. Sikur për inat, Meri ishte duke u marrë ato momente me dy pleq, të cilët nuk shihnin mirë, prandaj kërkonin nga ajo që t'ua lexonte titujt e librave. - Unë do të thosha përshëndetje. - Përshëndetje. Urdhëro? - Nuk erdha për libra. Isha në kalim e sipër, prandaj mendova se do të ishte mirë të të shihja. Nuk më ke thirrur. - Të kam thënë që të mos më thërrasësh më. - As që të kam thirrur, erdha vetë! Qenke zbukuruar. Dhe, më pëlqen që i paske lëshuar flokët. Me të vërtetë, flokët e saj kishin filluar të ngjanin me flokë femre, edhe pse ende ishin mbi veshë dhe goxha të shprishura. - Faleminderit. - A je e disponuar për një kafe pas orarit të punës? - Natyrisht që jo. Ai qeshi në mënyrë sharmante. - E di se je e zemëruar, por më beso, nuk ke arsye. Ajo që ndodhi ishte vetëm kompliment për ty, meqë nuk mund të përmbahesha në afërsinë tënde. - Të lutem, më lër të qetë. (vijon)

(Kosova Sot Online)