Roman dashurie: Mbrojtësi (30)

  • 09 July 2019 - 15:12
Roman dashurie: Mbrojtësi (30)

Është lajmëruar pas ziles. Ishte e qartë se ishte diku në trafik, sepse po dëgjoheshin buritë e veturave. - Po shikoj në ekran dhe mendoj se po më pengonte. - Dren, tung, më duhet të lus diçka... është shumë me rëndësi. - Thuaje. - Jam në librari. Edhe pak dhe përfundoj orarin, kam mbetur më gjatë. Këtu është ai idioti që më ka… tashmë e di. - Ku është? Sipas tonit të drenit, kishte ardhur në përfundim se kjo informatë e kishte nervozuar. - Përpara librarisë. Ishte këtu dhe ka insistuar të shkojmë për kafe. Kam provuar ta refuzoj, por kishte shumë njerëz, e në fund më tha se vjen në ora pesë. Kam menduar se do të përfundoj punën në ora katër, por nuk kam mundur. Tani nuk e di si ta shmang. - Tani po vij... jam në tollovi, para meje janë mijëra vetura që nuk po lëvizin, por ti mos gabo të dalësh derisa të vij unë. - Në rregull... faleminderit. Kapitulli 28 Dreni ka arritur për pesëmbëdhjetë minuta. Ishte futur në librari ku Valdetja kishte qëndruar ulur dhe pa durim po shtrëngonte duart. - A është në atë veturën me xhama të zi? - Po.

- Hajde, të dalim. Mori çantën dhe u nis në drejtim të daljes. Atëherë Dreni e ka shtrënguar rreth belit. Ishte skuqur derisa po shikonte reaksionin e koleges së saj. - Më përqafo dhe ti mua. Le ta shikojë ai majmuni çfarë po kërkon këtu. Ai përqafim te Valdetja kishte tingëlluar si një përqafim mbrojtës, e jo aktrim. Aty ndihej sigurt, në secilin mendim. Po i përshtatej, dora po i përshtatej mirë në pjesën e fundit të shpinës së saj. Po mendonte sikur ta bënte këtë për çdo ditë. Porsa kanë dalë nga libraria, Ylberi po ashtu kishte dalë nga vetura.

Për një moment ishte ndalur, i habitur, e nuk u durua dhe ua preu rrugën. - Ishte dashur të ma thuash se i dashuri yt vjen, e jo të më lësh si budallanë të pres më shumë se gjysmë ore. - Të kam thënë të më lësh rehat, por nuk kishte vlerë. Në atë moment ndërhyri dreni. Zëri i tij ishte i fortë dhe dukej se nuk do të duhej t'i kundërvihej. - Më dëgjo, lere të dashurën time rehat. E di se çfarë i ke bërë dhe për këtë duhet të thyej në mes. Ke fat që ajo ka vendosur ta fshijë këtë nga mendja dhe për këtë respektoj vendimin e saj dhe nuk aq hapësirë në zemrën e saj sa për të goditur ty këtu. A e ke të qartë? Edhe pse Ylberi u mundua të qeshte me ironi, e pa se ishte i mposhtur. - Edhe ashtu kam fituar atë që kam dashur. 

(Kosova Sot Online)