Roman dashurie: Mbrojtësi (34)

  • 14 July 2019 - 12:33
Roman dashurie: Mbrojtësi (34)

KAPITULLI 33

Nuk ishte dëgjuar me Drenin në dhjetë ditët e ardhshme. Kishte menduar ta ftonte në kinema, por tashmë e ndalonte krenaria, tashmë kishte menduar se kishte punë më të mençura dhe shoqëri më të mire për kinema se ajo. Ganja gjithnjë e më rrallë po vinte në shtëpi. Pasi që i dashuri i saj kishte vendosur t'i tregonte sa kishte ndryshuar, kishin filluar të jetonin te ai, në mënyrë që Ganja të ndihej si amvise dhe si do të kishte nën kontroll thirrjet dhe vizitat e tij. Për këtë arsye, Valedtja ishte më e vetmuar se kurrë. Kolegia e saj kishte dhënë dorëheqje nga libraria, sepse i ishte ofruar punë me page më të madhe. Edhe pse për çdo ditë ishte në kontakt me të, po ndjente për çdo ditë se si po i humbiste edhe kontaktime shoqen. Dreni e kishte thirr një pasdite të së dielës, pikërisht atëherë kur kishte vendosur të dilte nga shtëpia dhe të shëtitej skaj lumit. I kishte ofruar t'i bënte shoqëri. Kur e kishte shikuar, ishte e shokuar. Qeskat e errëta nën sy kishin treguar se sa ka kishte bërë gjumë, ndërsa që kishte humbur humbur në peshë.

- Çfarë ka ndodhur me ty? - Lëre tani, ditëve të fundit kam kaluar nëpër ferr të vërtetë. Por vetë i kam fajet. - A e ke zgjedhur ... punën? Nuk u përgjigj. Kështu që më nuk e ka pyetur më. Janë shëtitur për rreth një orë, e mezi kanë ndërruar dhjetë fjali. Thuajse po ju pëlqente qetësia. Për një moment e ka kapur për dorë. Pranoi. Me të ndihej e sigurt. Befasisht kishte filluar të binte shi i fortë. Derisa kanë vrapuar te vetura, ishin lagur. - Të shkojmë te unë për kafe? Pranoi duke bërë me kokë. Nuk kishte dëshirë të ndahej prej tij. I kishte dhënë të vishte diçka derisa t'i thaheshin rrobat, e më pas ka përgatitur kafenë. Ishte ulur pranë, e ai në dysheme, pranë saj. Ishte i veshur në pantallona të shkurtë dhe në një bluzë. - E pabesueshme sa më shëtitet me ty, por më ka pëlqyer edhe heshtja midis nesh. Të rrallë janë ata që mund të heshtësh, e të kalosh bukur dhe të kënaqesh. - E di, edhe unë e kam ndjerë këtë. Nuk kishte ditur si e kishte nxjerrë këtë. Momenti i kishte tërhequr në butësi. Duke u ulur kështu me gotat e kafesë njëri pas tjetrit, në një variant të relaksuar shtëpiak, kishte ndjerë se gjithë jetën do të kishte mundur ta kalonte në këtë mënyrë. Te ajo u shfaq diçka sikurse te Ganja, krejt spontane. Hera e parë që nuk kishte dashur ta ndryshonte veten.

Drenin e kishte befasuar deklarata e saj. -Si e the këtë. Në zë ke një butësi. Mos e bëj këtë. Do të mund të tentoja të të puth përsëri. U shikuan. - Po provoje. Edhe provoi. Kësaj radhe nuk u largua. Buzët e tij prekën të sajën dhe për disa minuta nuk ishin ndarë. Përfundimisht, kur Dreni largoi kokën, Valdetja mendoi se nuk do të kishte moment të dytë. Kishte vendosur që të dorëzohej, e le të përfundojë si të dojë, nuk do të vajtojë. - Tanimë më vjen keq pse nuk të kam lënë të më puthesh atëherë. Dreni e kishte ledhatuar në fytyrë. Në sytë e tij kishte shumë shkëlqim. - Edhe duhet të vjen keq. Jam krejt i sigurt se edhe ti e di se midis nesh ekziston diçka e forte që nga takimi i parë. - Pyetja është se çfarë ekziston. (vijon)