Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (7)

  • 19 July 2019 - 14:29
Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (7)

- Zotëria ka fat pasi lavrat nuk i kanë arritur deri në mushkëri. Edhe kështu situata është serioze, por për fat të mirë mëlçia është rigjallëruar. Me rëndësi është që të qëndrojë i qetë dhe të qëndrojë larg rrugës - po thoshte mjeku. Me ditë të tëra jam ndjerë si një vejushë dhe kam gjetur forcë dhe jam lutur. Më pëlqen ta them se kjo është periudha kur i jam kthyer Zotit, sepse deri atëherë isha e zemëruar nga fakti se si lejon që një person kaq i ligë si Merita të jetonte. Me zemër e kam pranuar se e urreja. Dhe atë, nga thellësia e zemrës time. E kam vërejtur se kjo urrejtje po më mundon dhe se duhet të ndryshoja diçka në lidhje me këtë. Por në atë fazë nuk kisha forcë të mjaftueshme për diçka të tillë. Atë të diele pas drekës, kur kam shkuar për të pastruar enët, Merita i kishte thënë nënës time se Ariani me siguri do të vdiste. - Ky ishte fakt, në fakt i ati i kishte vdekur nga kanceri, nëna po ashtu, me siguri se edhe te ai kjo ishte në pyetje. E kanë në gjene këta - po i shpjegonte nënës time, e cila kishte mbetur e shtangur me deklaratat e saj. - Por ai është i ri dhe jam e sigurt se trupi i tij do ta mposhtë sëmundjen - po i thoshte nëna ime. - Vetëm më vjen keq shkaku i fëmijës - po vazhdonte Merita pothuajse nuk e kishte dëgjuar fare atë që i kishte thënë nëna ime. Nëna, vetëm kur kishte kaluar gjithë ky muhabet, më kishte treguar gjithçka që i kishte thënë Merita. Isha tepër e lënduar kur e kam kuptuar se ajo na e do të keqen. Urrejtja ime ndaj saj vetëm sa rritej. Kur Ariani ishte kthyer në shtëpi isha tepër e lumtur. Edhe ashtu duhej të rrinte shtrirë, por kthimi i tij më sjelli rehatinë. Më nuk u ndjeja kaq e pasigurt në shtëpinë e madhe, ndërsa gëzimi i Meritës më ishte i dyshimtë. - Jua kam përgatitur dhomën derisa isha në rrugë për këtu - po falënderonte veten e saj. Ngadalë më shkoi mendja se ajo ishte futur në dhomën tonë sa ne nuk ishim aty. - Faleminderit, por nuk është dashur, unë e kam përgatitur dje - i thashë duke ia bërë me dije se kjo aspak nuk më pëlqente. - Edhe ashtu gjithçka kisha përgatitur, kështu që e kisha rrugës - më tha me një shikim. Ditëve të ardhshme po mundohej të na ngjitej. Kishte insistuar ta dërgonte vajzën në shëtitje, të pastronte enët pas drekës dhe ngjashëm. - Përse je kaq e tensionuar? Unë po rri shtrirë këtu në shtrat, e ti je e tensionuar si pushkë? Ndoshta Merita thjeshtë ka vendosur të ndryshojë për të mirë - po më bindte Ariani. - Nuk po i besoj - i thashë. - Nga gjithë kjo urrejtje nuk po shikon asgjë të mirë - nuk më kursente nga fjalët. Me ditë të tëra kam menduar rreth kësaj dhe do ta besoja sikur mos të gjeja vet faktet. Jam lakuar për të shikuar për një dokument të humbur dhe kam shikuar nën shtrat. Nën shtrat kishte ujë në një kovë, që dukej shumë e dyshimtë. Brenda kishte disa gjëra të çuditshme dhe nuk dija t'jua vë emrin. Ia kam ngulur sytë duke mos e ditur nëse duhet ta prekja apo jo.

(Kosova Sot Online)