Vajza shqiptare: Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme

  • 20 July 2019 - 13:23
Vajza shqiptare: Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme

Rastet e ngacmimeve seksuale të vajzave të reja në Shqipëri janë të shpeshta.

Historitë e atyre që vendosin t`i ndajnë me të tjerët janë nga më të ndryshmet.

Një vajzë nga Puka ka rrëfyer se si është ngacmuar seksualisht nga kunati i saj dhe braktisjen që e motra i ka bërë familjes pas mësimit të ngjarjes.

Historia:

Jam një vajzë nga Puka. Burri i motrës më ka ngacmuar kur ishim me pushime.

E informova familjen time për ngacmimin dhe u thashë që nuk dua të flas më me kunatin.

Babi i foli kunatit pas incidenti, por ai këmbënguli se isha duke gënjyer dhe se po i zmadhoja gjërat.

Babi më beson mua, kurse motra ime beson burrin e saj dhe refuzon të flasë me mua ose me ndonjë tjetër në shtëpi, përveç babait tim. 

Motra i ka thënë babit se ajo mendon se e dua burrin e saj, çka nuk është e vërtetë.

Madje unë kunatin nuk e kam pëlqyër as për motrën time.

Babi im është i vjetër dhe i sëmurë, e nuk dëshiron të humbasë familjen dhe do që ne të jemi së bashku.

Biles babi e pyeti motrën se çfarë donte prej meje dhe motra i tha atij se donte që t’i kërkoj personalisht falje burrit të saj.

Por unë nuk dua të humb respektin për vete e t’i kërkoj në sy falje atij që më preku në trup.

Nuk di se si të zgjidh këtë problem.

Jam shumë e dëshpëruar dhe e dëmtuar nga mënyra sesi motra ime mendon për mua.

Por jam krenare që kam një baba të fort.

(Kosova Sot Online)