Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (8)

  • 20 July 2019 - 15:20
Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (8)

Jam zgjuar natën në panik e mbuluar nga djersët. Ariani në atë periudhë kohore ishte përkrahje e madhe, por gjërat kurrsesi se nuk ishte përmirësuar. Kam ndjerë si po e humb veten time, e nuk po mund të ndryshoja asgjë pa marrë parasysh sa jam munduar. Vajzën edhe ashtu e kam regjistruar në kopsht, kështu që kisha kohë të lire. Më keq e kisha kur Ariani punonte natën, e unë zgjohesha natën në panik. Më nevojitej kohë e gjatë që të qetësohem. Jam lutur gjithmonë. Edhe vetë mendoja se këto mi kishte bërë Merita. Kam vendosur të shkoj te ajo dhe t'ia them haptas sepse më keq më nuk kishte ku të shkonte. Kam trokitur në derë, por askush nuk e hapi. Kam kapur dorezën e derës, kam vërejtur se dera ishte hapur. Në shtëpi ishte qetë. Hyra Brenda. Tashmë desha të shkoj, sepse mendoja se nuk ishte në shtëpi, por më ndaloi në zë nga dhoma e gjumit. - A është dikush - pyeta. - Hyr, e kam ditur se do të vish - tha Merita. Ishte shtrirë, me ngjyrë të hirtë në fytyrë. - Mos ki frikë - po tentonte të qeshte. - Nuk kam frikë. Kam ardhur t'ju them të na lini të qetë - i thashë. - Ju kam lënë, gjithçka kam lënë rehat - tha ajo. - Ju mirë e dini çfarë më ndodh natën - e akuzova. - Nuk të kam bërë gjë, kam dashur, por nuk munda.

- Kush ma ka bërë pra - e pyeta. - Vet e ke bërë. - Mos flisni marrëzira. - Më dëgjo. Më fal sepse shkaku yt jam sëmurë - tha me qetësi. - Jeni çmendur, mua më akuzoni. - Nuk të akuzoj për asgjë, vetëm ta them të vërtetën. Ti duhet të më lirosh, sepse ti nuk do të jesh e lirë. - Ne të dyja nuk kemi pse të bisedojmë. Unë nuk mund t'jua falë atë që na e keni bërë, të mos e përmend faktin se keni dashur të na e merrni bijën dhe ta vrisni. - Njëjtë edhe të ma dëshiron vrasjen mua! Duhet të ma falësh, përndryshe nuk do kesh rehati. - Lamtumirë, ju dëshiroj çdo të mirë - iu përgjigja dhe lëshova shtëpinë. Pas disa ditësh, Ariani mori lajmin se Merita kishte vdekur. Dhimbjet e mia po përkeqësoheshin. - Kam frikë se e ndjera kishte të drejtë. Më thoshin se duhet t'ia bëj hallall. - Mos vallë ajo do të jetë e lire pas asaj që na kishte bërë - isha e mllefosur. Disa muaj jam lutur. Siç më kishin thënë, gjendja ime kishte filluar të qetësohej, e unë isha ajo e dikurshmja. Më nuk më ndiqte në gjumë. Ëndrra e fundit me të cilën jam ballafaquar dhe me atë fuqi unë kam fituar. Pas kësaj ajo është zhdukur përgjithmonë. Unë këtë tregim e kam rrëfyer me një këshillë për të gjithë ata që kanë përjetuar vuajtjet e mia. Qëllimi i gjithë kësaj që e kam thënë, është se njeriu duhet të falë, sepse falja është baza dhe themeli i një jetës së qetë dhe të lumtur.

Nuk ka asgjë në botë që një person apo një njeri nuk mundet ta falë, nëse ka vullnet për të falur. Megjithëse nganjëherë kjo nuk duket ashtu, mllefi dhe urrejtja është diçka që na konsumon nga brenda, sepse urrejtja është një barrë e rëndë, që na sjell vetëm sëmundje dhe asgjë tjetër. Nga kjo arsye edhe kam lëshuar pe, kam hequr dorë nga urrejtje dhe kam vendosur të jetoj në paqe. E Merita, ajo le të prehet në paqe, sepse, teke fundit, gjithsecili prej nesh, mëkatet e veta do t'i paguajë vetë, e neve na mbetet që të mos merremi me pagesën e tyre, sepse dikush tjetër i bën llogaritë. 

(Kosova Sot Online)