Roman dashurie: Lulet e djegura (5)

  • 21 July 2019 - 15:22
Roman dashurie: Lulet e djegura (5)

Clarke u zgjua me djersë të ftohta dhe shikoi përreth për ta parë një shtëpi me një dhomë e cila e rrethonte dhe për të cilën kishte punuar aq shumë për ta bërë. U kthye në të djathtë dhe i mori rrobat, për t'i veshur më pas një nga një. Kjo nuk ishte hera e parë që ajo shihte ëndrra të tilla dhe e dinte se, po t'i tregonte kujt, me gjasë do t'i thoshin se kishte nevojë për psikiatër. Por, ajo e dinte se as psikiatri nuk do të mund t'i ndihmonte në këtë aspekt. Përpos kësaj, Clarke ishte më se i vetëdijshëm rreth asaj se cilat ishin të metat e saj, asaj nuk i nevojitej ndonjë specialist për të çmendurit që t'ia tregonte të metat që i kishte. Një ditë, ato probleme ose do t'i largoheshin vetvetiu, apo ajo do të shndërrohej në një aso femre nga e cila kanë frikë të gjithë fëmijët. Ajo hyri ngadalë në dhomën e vet të gjumit për t'i marrë një palë këpucësh në orman.

Për shkak të ëndrrave, nuk kishte qejf të mbathte këpucë me taka, kështu që u përcaktua për të rrafshëta. Ajo nuk ishte aq shtatshkurtër, saqë të kishte shqetësime të tilla. Clarke shikoi vetveten në pasqyrë me sy kritik derisa mundohej, pa sukses, që t'i drejtonte dredhat e saj të mëdha. Me vite të tëra ajo ishte munduar që t'i hiqte qafesh ato, por ato thjesht i ktheheshin sikur një zhugë e keqe. Me dëshirë do të rrapëllinte gjësendet nëpër banesë, por nuk donte që t'ia nxirrte gjumin mysafirin. Kështu vetëm qeshi me veten në pasqyrë. Më pas u bë përsëri serioze, meqë i kishin thënë se edhe buzëqeshjet e mëdha mund t'i shkaktonin rrudha. Ajo kishte shpenzuar disa qindra dollarë dhe disa orë në mëngjes me kusht që të dukej dhjetë vjet më e re, sesa të 33 vitet që i kishte. Mori takëmin e grimit dhe gjeti atë që kërkonte, të gjithë 12 përbërësit. Për disa kjo mund të dukej ekstreme, por Clarke e dinte rëndësinë e përsosmërisë sidomos tani kur posedonte biznesin e vet. Nëse nëna e saj e kishte mësuar ndonjë gjë, atëherë kjo ishte kjo. Derisa rregullohej, me bisht të syrit shikoi në pasqyrë dhe pa se një "duq" në shtratin e saj kishte filluar të lëvizte. Ishte takuar me të një ditë derisa kishte shkuar në dyqan për të blerë pak djathë soje. Mendonte se emri i tij ishte Steve ose Stephen, apo diçka e ngjashme. Nuk mund t'i kujtohej me saktësi. Më pas kishin dalë në darkë dhe kishin përfunduar në shtrat. Clarke ia kishte dalë që të përjetonte disa herë orgazma nga ai mashkull, pasi që kishin pirë një shishe verë, por më pas ai u lodh dhe u kredh në gjumë.

Pjesën më të madhe të natës ajo e kishte kaluar në divan, duke ikur nga gërhitja e tij. Tani, kur kishte zbardhur dita, donte që ai, thjesht, të dilte nga shtëpia e saj. Por, nuk donte t'ia nxirrte gjumin, meqë ai mund të kërkonte që të hante kafjall me të, apo edhe të takoheshin përsëri. Ajo donte që t'i përmbahej mënyrës së vet të të vepruarit. Vendosi kozmetikën në faqe dhe buzë, para se të sigurohej se çdo gjë ishte në rregull. Shikoi përsëri "duqin" në shtrat dhe ia shkroi një letër. "Mbylle derën pasi që të dalësh". Kaq! Do të bënte mirë ai sikur të ikte pa u kthyer kjo nga puna, për momentin për të vetëm kjo kishte rëndësi. (vijon) 


(Kosova Sot Online)