Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (2)

  • 22 July 2019 - 15:22
Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (2)

Vajza po bënte grimin. Nuk ndihej rehat, e këtë nuk po tentonte ta fshihte. - Nëse kërkoni punë … - a kam ditur se zërin e kam të ftohtë, por më duhej të veproja ashtu. Edhe ashtu njihja njerëzit. Të gjithë kërkonin ndonjë ndihmë, e ata duhej inkurajuar. Mënyra më e mirë është ftohtësia dhe jo afërsia. Kjo gjithmonë ka sjellë rezultate. Unë më shumë shkathtësi kisha këtu, kështu që edhe mund të krenohesha me mënyrën e refuzimit. - Kam punë - më tha me zë të ulët. - A mund të bisedojmë në shtëpi - më pyeti. Pranova duke ulur kokën. Nuk e kisha ndërmend që një të huaj ta pranoj në shtëpi. Kjo edhe mund të ishte kurth, e unë kam dëgjuar shumë tregime, për të cilat kam menduar se kurrë nuk do të më ndodhin mua. Nuk kam dashur të jam një nga ato naivet, e as që isha madje. - Jo - ia ktheva papritmas.

- Ne nuk kemi për çfarë të bisedojmë - ngrita kokën me krenari. Unë isha ajo që e kishte fuqinë. Ajo kërkonte ndihmën time, por ende nuk e dija çfarë ndihme. Nëse kishte ndonjë vlerë, duhej të dorëzohej, të hiqte dorë. - Unë kam fëmijë - tha ajo vajza me zë të ngrysur. - Ky është problemi yt -thashë sa më qet që kam mundur. Po hamendësoja ky po dërgon kjo bisedë. Ajo kishte fëmijë, e ky fëmijë mund të ishte i burrit tim të ndjerë. Mali kurrë nuk m ka mashtruar, për këtë isha e sigurt. - Nuk është vetëm imi - vajza ishte e palodhshme. - Çfarë kam të bëj unë me atë fëmijë - e pyeta. Ju nuk keni, por bashkëshorti juaj … ai është babai - më tha mua. Kam ndjerë si po më thahej goja - Gënjeshtër më të madhe nuk kam dëgjuar - isha e tmerruar. Këtë nuk po e fshihja, e as që kisha arsye për këtë. Si dikush si ajo mund të më prishte kujtimin për burrin tim? Çfarë janë njerëzit të bëjnë kur ia nuhatin aromën të hollave? Ndoshta dikush për të hollat do ta shiste edhe shpirtin, ndërsa krenaria nuk ka kurrfarë domethënie për ta. - Kjo nuk është gënjeshtër - më tha vajza. - Fëmija është i tij, kam fotografinë … - po e merrte çantën. Isha e tensionuar nga pritja. Intuita më thoshte se kjo vajzë kishte të drejtë.

Askush që gënjen nuk do të kishte guximin që e kishte ajo. Nëse kishte fotografinë, kjo mund të ishte fotografia e secilit fëmijë. A ka gjasa që Mali të më ketë tradhtuar? Kam dyshuar në këtë. Isha dashuria e tij më e madhe, e vetmja, ajo që ka zgjatur përgjithmonë, deri në vdekje. Edhe kishte zgjatur, së paku kur ai ishte në pyetje. Vajza kishte nxjerrë një foto dhe ma ka treguare. Djali kishte diç më shumë se një vit. Ata sy … kishte sytë e njëjtë sikurse të Malit. Ula kokën. Ishte e vështirë të besosh sa shumë dhemb e vërteta, por po ashtu nuk kam mundur të dyshoj në fjalët e vajzës. Mund ta përzë, por këtë nuk e kam bërë. Atë që burri im kishte me të, nuk duhej të ishte punë imja. Dëshiroja ta dëgjoj edhe anën e tregimit të saj, pa marrë parasysh sa e dhimbshme do të ishte kjo për mua. - Hyjmë brenda - thashë më në fund. - Xhaketën mund ta varni këtu - me dorë I tregova vendin tek varësja, pasi që kemi hyrë brenda. - Mos u mundoni. E di radhitjen e kësaj shtëpie. Shumë herë kam qenë këtu, gjithmonë kur ju keni qenë në udhëtim sirtar. E di edhe dhomën e gjumit. Më pëlqen shumë ajo tavolina që e keni në tualet. Edhe banja juaj është sikurse të ishte nga ëndrrat - po fliste ajo vajza, thuajse në këtë mënyrë dëshironte të më thoshte se po flet të vërtetën. (vijon) 


(Kosova Sot Online)