Të martuarit janë më të lumtur sesa beqarët

  • 03 August 2019 - 10:04
Të martuarit janë më të lumtur sesa beqarët

Të martuarit kanë shumë arsye për të qenë të lumtur: i ndajnë shpenzimet financiare, mund të jetojnë pa frikën se do të vdesin në vetmi dhe mund të shpenzojnë kohë me çifte tjera të martuara.

Por, ka edhe një arsye tjetër se përse të martuarit ndihen mirë për vetveten.

Sipas një studimi të ri, individët të cilët janë të martuar kanë mirëqenie më të mirë dhe janë të kënaqur më shumë në jetë.

Në letrën e publikuar në ‘Journal of Happiness Studies’,hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga dy anketime të Mbretërisë së Bashkuar për t’i ekzaminuar përfitimet e martesës.

Pas ekzaminimit të tërësishëm të të dhënave, shkencëtarët kishin zbuluar se martesa në mënyrë drastike ndikon në rritjen e kënaqësisë në jetë, e veçanërisht tek ata që i afrohen moshës së mesme.

Edhe miqësia mes të martuarve është çelës për një jetë të gjatë e të mbushur me lumturi.

(Kosova Sot Online)