Roman dashurie: Lulet e djegura (20)

  • 05 gusht 2019 - 15:21
Roman dashurie: Lulet e djegura (20)

Ai filloi të qeshte, derisa praktikisht edhe kafeja po I dilte nga hunda, dhe Clarke nuk ishte e sigurt se çfarë të bënte me të. A kishte një insekt apo diçka në fytyrën e saj? "Jo, Po mendoja se çfarë bën jashtë punës për t'u kënaqur" e qartësoi ai duke pirë pak kafe. Ishte kjo edhe një pyetje e vështirë, sepse puna e saj ishte jeta e saj. "Nuk e di, nganjëherë lexoj apo shikoj mënyrat si ta përmirësoj biznesin tim". Ajo u ngrit dhe shikoi jashtë dritares, duke mos dashur të ketë kontaktin me sy dh eta shihte nëse ai po mendonte për të. Kjo ishte arsyeja pse nuk kishte shumë miq. Nuk kishte për çfarë të fliste me ta. Duket se je në dëshpërim dhe ke nevojë për një mashkull", i tha ai. "Epo, ti çfarë bën për t'u argëtuar" e pyeti ajo. "Epo, shkoj për peshkim dhe shkoj në pishinë nganjëherë. Oh, sa më pëlqen të luaj edhe në park". Ai kishte gënjyer. "Më vjen keq, nuk i kam ndihmuar edhe aq vetes. Kjo është ajo që zakonisht njerëzit dyshojnë për mua kur më shohin. Me të vërtetë, më pëlqen të mësoj gjëra të reja. Nganjëherë lexoj ose dal thjeshtë për shëtitje apo shikoj gjëra. Nganjëherë marr orë të luftimeve marciale, asgjë të madhe. Nuk e di, jam nga ata njerëz që kënaqen me gjithçka". Clarke ishte kthyer prapa në kohë si pasojë e përgjigjes.

Si dikush si ai mund të gjente kaq shumë kohë për vete? Ata ishin krejt e kundërta e njëri-tjetrit. Në fakt, ata kurrë nuk do të flasin më pasi ta përfundojë dyqanin. Por disi e gjente veten të interesuar se si dikush tjetër jetonte. "Kjo përfundimisht nuk ishte diçka që kisha pritur nga ty, por është interesante. Thjesht nuk kam kohë për meshkuj. Ky është trendi nëse do karrierë". Ai mori dhe një gllënjkë të kafesë dhe shikoi poshtë dhe lart, thuajse po e studionte. Filloi të mos ndihej rehat. "Çfarë", përfundimisht e pyeti. "Vetëm po tentoj të kuptoj përse ndihesh kaq e papërsosur, se gjithçka që bën nuk është e përsosur". Ajo u skuq, si e dinte këtë sekret të saj pa e njohur fare atë. "Përse mendon se ndihem kështu"? "Sepse vetëm punon dhe nuk bën gjë tjetër. Duket se mendon se nuk meriton asgjë tjetër, se nuk meriton gjë tjetër". Ai e shikoi me bisht të syrit, derisa kishte hedhur gotën e plastikës në mbeturina para se të nisej drejt derës.

"A po vjen", e pyeti ai duke ia mbajtur derën hapur për të. Kapitulli i dhjetë Clarke shikoi derisa Vince kishte ndaluar të gjitha dritat në dyqan. Kishte kaluar më pak se një javë që kur ai kishte filluar të punonte në dyqan dhe gjithçka dukej kaq mire, e gatshme për t'u hapur. Ai do të sillte një komision për t'u bindur se gjithçka ishte në rregull dhe se duhet të ecin tutje. Krejt çfarë i nevojitet tani ishin lulet. "Nuk po mundem të besoj sa punë të mirë ke bërë", i kishte thënë ajo Vince, derisa kishte marrë telefonin. "Unë isha kaq e frikësuar se ky vend kurrë nuk do të ishte i njëjti". (vijon)


(Kosova Sot Online)