'E dua atë, por jam kundër martesës!' Po ti?

  • 07 August 2019 - 18:31
'E dua atë, por jam kundër martesës!' Po ti?

Jam e dashuruar me një burrë të mrekullueshëm. Qeshim, flasim, frymëzojmë dhe mbështesim njëri tjetrin në çdo moment. Puthemi, përkëdhelemi dhe kemi shumë kimi. Ai është i vetmi që më kupton më së miri, por ka një problem.

Kur më kërkoi  të martoheshim, i thashë “JO”! Martesa për mua është si dënim me vdekje, është si fundi i gëzimit, si fundi i jetës seksuale.

Vetëm kur mendoj rreth saj, më kapin ataket e panikut. Nëse po pyesni për prindërit e mi, po janë ende të martuar. Mos më keqkuptoni, s’po pres për asgjë më të mirë në rrugën time. Thjesht s’dua të martohem. Çfarë të bëj? S’e imagjinoj dot jetën pa të, por nga ana tjetër s’e konceptoj dot gjithë jetën time e martuar me të.


(Kosova Sot Online)