Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (7)

  • 08 August 2019 - 14:42
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (7)

- Ke të drejtë, më mirë të flasim për vdekjes se sa të vdesësh. A e ke zgjedhur mënyrën në të cilën dëshirën të varrosesh? - Nuk e kam bërë, por mendoj se pas kësaj bisede me ty do të filloj të mendoj. Ndoshta dua të më djegin. Nuk duroj skraja dhe gjarpërinj e as ato krijesat e gërditshme. Nuk dua të më depërtojnë madje as në trupin e vdekur. Po, do të shkruaj porosinë dhe aty shpjegoj gjithçka rreth varrimit tim. Do ta shkruaj edhe në çfarë veshje dua të jam kur të më djegin si dhe ku ta dërgojnë pluhurin tim. -Si po mendon për pluhurin tënd - Elvira më ka ndërprerë derisa po mendoja zëshëm. - Nuk do të qëndroj gjithmonë si pluhur në mendje.

Më shumë se asgjë në botë pëlqej detin. Atij që ia lë trashëgiminë, do ta ketë për detyrë që pluhurin tim të mbetur ta hedh në det. Kështu ndoshta do të më përdor ndonjë peshk dhe ndoshta kështu do ta vazhdoj jetën në një formë tjetër - ia shpjegova. - Një mendim të tillë deri më tani nuk e kam dëgjuar kurrë. Interesant, me të vërtetë interesant. E shikon si e di saktësisht çfarë dëshiron kur e përmenda këtë temë. Për fat të keq, unë nuk jam kaq e vendosur sa ti - vazhdoi qetë. - E, si dëshiron të varrosin - po vazhdoja ta pyesja thuajse po e pyes çfarë fustani dëshiroja të vesh nesër. - Nuk kam vendosur ende. As mua nuk më pëlqejnë skraja nëpër trup, por nuk më pëlqen as fakti të më djegin. Sikur të mundja, më me dëshirë do ta zgjedhja jetën se sa vdekjen - tha. -Premtoi vetes tënde se do ta zbukurosh jetën dhe secilën ditë do ta jetosh sikur të ishte e fundit. Se nuk do të mendosh rreth vdekjes dhe momenteve të fundit, e as për atë se çfarë pason më pas, por secilin moment do ta jetosh me mushkëritë plot. Se çfarë ndodh kur për së fundit herë i mbyllim sytë, do ta kuptojmë vetëm atëherë kur kjo ndodh, deri atëherë duhet përdorur momentet e bukura të kësaj bote. - Sa bukur flet. Mos je vallë psikolog - më pyeti dhe më shikoi me sytë e saj të bukur plot me pikëllim, plot lot derisa për çdo momentin po rridhnin në faqe. Te unë përnjëherë filluan të lindin disa ndjenja. Njëkohësisht më vinte keq për atë grua por edhe e dëshiroja. Ishte - kaq natyrale, e pazakontë, aq simpatike dhe e dashur, e guximshme.

Dëshiroja ta kap për dorë, që të mbështetem në faqen e saj, që t'i them dhe ta bind se gjithçka do të jetë në rregull. Kam dashur ta largoj nga kafiteria, ta dërgoj në vendin më të bukur në botë, atje ku kam kaluar pushimet verore. Në det, duke u kënaqur me këngën dhe aromën e detit. - Nuk jam psikolog, edhe pse në familje kemi mjek - i buzëqesha, e më pas bisedën e hodha në një temë më të lumtur. Elvira kishte pranuar bisedën, dukej se po largoheshim nga pikëllimi. Pasi që së bashku kemi pirë tri pije, kamerieri na përkujtoi se koha për mbylljen e lokalit kishte kaluar. - Sikurse adoleshentë jemi dalë nga aty. Kamerieri na vërejti - e po buzëqeshte derisa po dilnim nga aty. (vijon) 

(Kosova Sot Online)