Rrëfimi i 33 vjeçarit: Shkova t’i rregulloja tubin dhe përfundova në shtratë, por e pësova rëndë nga e dashura...

  • 08 August 2019 - 15:24
Rrëfimi i 33 vjeçarit: Shkova t’i rregulloja tubin dhe përfundova në shtratë, por e pësova rëndë nga e dashura...

Një burrë 33 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurën e tij me një grua që shkoi për t’i rregulluar një tub uji që po i rridhte në shtëpi.

Por e dashura e tij e ka kuptuar dhe është ndarë nga ai dhe e ka marrë djalin e tyre 5 vjeçar dhe ka ikur.

Ky është rrëfimi i djalit për The Sun:

E kam tradhtuar të dashurën time me një kliente që shkova t’i rregulloj një tub rrjedhës në shtëpi dhe e dashura nuk dëshiron të më falë.

Ne jemi bashkë prej 8 vitesh dhe kemi një djalë 5 vjeçar. Unë jam 33 vjet ndërsa e dashura është 31.

Ne kemi pasur disa probleme kohëve të fundit, asgjë e madhe por unë kam filluar të mendoj se e dashura ime nuk më do më.

Unë jam hidraulik me profesion dhe shkova në një rast urgjent një natë.

Konsumatorja kishte një tub që rrjedh në brazdën e saj të poshtme. Ajo ishte me të vërtetë e kënaqur kur më pa ndërsa shqetësohej për dëmet që mund të bënte uji.

E zgjedha problemin dhe ajo ishte shumë falënderuese. E kuptova se ajo nuk kishte partner pasi ishte e divorcuar. Ishte 36 vjet.

Ne biseduam dhe ajo kishte shumë interes në mua dhe në profesionin tim.

Ishte një ndryshim pasi e dashura ime kurrë nuk interesohej për punën time.

Ne flirtuam dhe u puthëm. Ishte shumë pasiononte dhe më pas duart tona ishin mbi njëri tjetrin. Përfunduam duke bërë seks të mrekullueshëm. Ne i shkëmbyem numrat dhe filluam kontaktin rregullisht.

Ne u takuam sërish dhe bëmë seks që ishte jashtë kësaj bote. I thash asaj se e dua por nuk e mendova vërtetë.

Unë thjesht u kapa me gënjeshtrat dhe mashtrimet. E dashura ime ka qenë gjithmonë Nr.1 në jetën time.

E dashura ime i gjeti mesazhet në telefonin tim me atë gruan dhe u zbulua çka kisha bërë. Ajo u çmend dhe e përfundoi lidhjen tonë.

Nuk më dha asnjë mundësi që të sqarohem. Kjo ndodhi një muaj më parë.

E di që kam bërë një gabim të madh dhe dua ta kem sërish atë.

Por e dashura ime më thotë se nuk më do më dhe nuk më dëshiron në jetën e saj. Ka kohë që nuk e kam parë djalin tim dhe kjo ma thyen zemrën.

Unë premtoj se nuk do ta bëj sërish, vetëm e dua atë që të më kthehet.

Përgjigja e psikologes:

Jam e sigurt se nuk do ta bësh por e dashura jote është shkatërruar dhe dëmi është bërë.

Tingëllon sikur mendja e saj është e vendosur.

Por, mundohu që ta bindësh se sa shumë je penduar dhe se dëshiron që të pajtoheni. Fëmijët përfitojnë nëse prindërit rrinë bashkë, kështu që kërko nga e dashura që ta bëjë këtë të paktën për sigurinë e fëmijës.

Nëse ajo pajtohet, ti duhet të mbash premtimin që të mos kesh marrëdhënie më me asnjë femër.

(Kosova Sot Online)